Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FOTO/ Pushkë anti-Dron, si po armatoset Shqipëria me pajisjet moderne ushtarake turke

00:03 22/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Turqia është kthyer në një shtet që eksporton armatim dhe municione të prodhimit të saj “Made in Turkey”, duke synuar tashmë gjithmonë e më tepër tregje në vende të ndryshme të botës.

Në listën e klientëve të armatimeve turke tashmë është edhe Shqipëria me Kosovën, ku të dyja këto vende kanë marrë në vitet e fundit armatime dhe pajime ushtarake e policore nga shteti i Erdoganit.

Një kompani që prodhon në qytetin e Antalyas të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i kanë prodhuar për Forcat e Armatosura Turke (TSK), ka filluar t’i eksportojë këto pajisje edhe në Shqipëri dhe Katar.

Kompania “Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ” (Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit), që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë turke të Mbrojtjes, posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, ka 25 vite që zhvillon punime të modelimit dhe prodhimit të armëve anti-dron.

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar”,- tha koordinatori Bekir Yalçın.

Në një prononcim për “Anadolu Agency”, koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, tha se, janë një kompani që prodhojnë “jammer” (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës së TSK-së kanë filluar prodhimin e armëve anti-dron, për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazhi etj.

Arma turke anti-dron

Yalçın produktin “IHAMAX” e konsideron si një armë të zhvilluar kundër dronëve kërcënues.

“Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore”,- u shpreh ai.

Duke iu referuar faktit se, pajisja ofron mbrojtje lineare dhe rrethore, Yalçın tha se, në rast të sulmit me dron personi përgjegjës duke e drejtuar pajisjen kundër dronit, mund ta çaktivizojë atë.

Ai tha se “IHAMAX”, ofron zgjidhje efektive ndaj sulmeve me dronë që do të bëhet në mënyrë tufash me mbrojtjen rrethore.

Më tej ai shton se, pas intervenimit të “IHAMAX” në varësi prej veçorive të dronit, ai mund të mbetet në ajër deri sa t’i përfundojë bateria ose të “kthehet në shtëpi” nëse e ka të aktivizuar këtë opsion.

Pajisja, vepër 100% e inxhinierisë turke

Yalçın gjithashtu tregoi se, pajisja në varësi të kushteve gjeografike dhe lidhjes mes qendrës komanduese dhe dronit është efektive në një distancë prej 2 kilometrash, koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në “stand by”.

Ai theksoi se pajisja është vendase dhe kombëtare, duke shtuar se të gjithë pjesët i kanë dizajnuar si ekip.

Eksporti i parë në Shqipëri dhe Katar

Yalçın potencoi se që dy vite pajisjen e kanë ofruar në përdorimin e TSK-së dhe disa institucione dhe organizata private që duhet të mbrohen.

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar në Shqipëri dhe Katar.

Jemi në bisedime edhe me shtete tjera. Ka rritje në kërkesa në varësi me ngjarjet shoqërore dhe aktuale”,- theksoi Yalçın.

/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: armatosjedronpushkeShqiperiaturqia

Të tjera

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para

Champions League nis mbarë për Bayernin, bavarezët “shkatërrojnë” Atletico Madridin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

22:15 07/08/2025
Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Zaptohet hapësira publike në mes të Tiranës/ Kulla 18-katëshe me firmën e Ramës zhduk trotuaret pranë ish-Ekspozitës dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

19:25 07/08/2025
Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

Izraeli planifikon marrjen e plotë të kontrollit të Gazës!

19:02 07/08/2025
Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

Syri i Kaltër përballet me abuzime të vazhdueshme, institucionet heshtin

18:40 07/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.