Ditën e sotme në Durrës janë zbuluar disa predha të Luftës së Dytë Botërore.
Predhat janë konstatuar pranë xhamisë në fshatin Shetaj.
Ato u evidentuan nga punëtori i një eskavatori, shkruan ‘Balkanweb’.
Mësohet se predhat janë të zhytura thellë në dhe.
Fatmirësisht punonjësi i eskavatorit i ka pikasur, duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Forcat xheniere kanë rrethuar menjëherë zonën dhe janë duke punuar për çmontimin e predhave.