Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flet babai i autorit të plagosjes në xhami: Ishte në depresion… i kërkoj falje atij prokurorit

16:36 19/04/2021
Reading Time: 4 min lexim

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në xhaminë “Dine Hoxha” te rruga e Kavajës, ka reaguar edhe babai i autorit të sulmit, Rudolf Nikolli. Niko Nikolli ka thënë se djali i tij ishte në depresion. Rudolf Nikolli i kishte thënë më parë të atit se e ndiqnin njerëz nga mbrapa dhe se donin ta vrisnin. I ati tregon se nuk e di nëse kjo gjë ishte e vërtetë, aspo nëse e kishte nga sëmundja. Në intervistën për Neës 24 ai ka thënë se si familje ata janë katolikë, por i biri ishte konvertuar në mysliman gjatë tranzicionit në demokraci dhe kishte filluar të falej në xhami që në shkollë të mesme.

Ndërkohë, më tej Niko Nikolli tregon se djalin e tij e kanë kthyer nga Rinasi kur u nis për në Itali dhe që atëherë ka filluar të hyjë në depresion.

Intervista e plotë:

“Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. I kanë përmendur; “A ke qenë në Maqedoni?”.
‘Po’ i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje qysh e si. E kanë pyetur se çfarë datë ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e kthehu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur; ‘o bir pse je kaq i kaq i irrituar?’ më tha; “Babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin se di. Unë e di se do më vrasin, do më zhdukin. E ndjej”. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. Se di. Kur unë rri i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë; nëse ke borxhe, t’i paguan babi, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë; më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’ i gjeta një tjetër me qira. Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta; “A të ndjek kush më?”. Ai më tha; “Vazhdojnë të më ndjekin po ata persona”. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai u pat larguar prej xhamisë tek Rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë; ‘Je kaur e do me na prish’. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmën që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë; ‘Mos të shoh më tek çuni im’. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degraduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Kam 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. Unë i thoja; robt kanë qenë katolik, kurse ti bëj çtë duash. Ai mu mor me xhami.

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ça i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para vitit të ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COVID-it, kaloi dhe virusin. Para vitit të ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thash doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thash dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha; jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha; nuk ta jap letrën. Më tha; ku e ke çunin? I thashë e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye. Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit,, por tek fëmija njeriu s’dika ça bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres. E kaloi dhe COVID-in me shumë stres. Nga viti i ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk mi pi. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do më shku në kishë, shko në xhami por si njerëz. Ky në xhami e ka bërë dy herë, pavarësisht se i kam mbyllur ato probleme. Këtë herë nuk kam ku ta çoj. Ai s’duhet ta bënte këtë punë.”

 

Etiketa: niko nikollirudolf nikollisulmi ne xhami

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Rama nxjerr një “fukse” në podium dhe ironizon Metën: Nuk la gjymtyrë pa na prerë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.