Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Flasckenstein flet troç për takimin me Bashën dhe Kryemadhin: Mu duk sikur si bëhet shumë vonë për integrimin në BE

20:53 28/02/2019
Reading Time: 4 min lexim

Delegacioni i Parlamentit Evropian e dha mendimin e tij për situatën në vend, mirëpo raportuesi për Shqipërinë, Knut Flackenstein ka dhënë edhe një mendim tjetër më shumë.

Pak para nisjes, Flackenstein ka dhënë një intervistë për Top Channel ku ka thënë edhe mendimin e tij pas takimit që ka pasur me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe me drejtuesen e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ai ka thënë se nga çfarë ka vënë re Kryemadhit nuk është se i interesonte shumë anëtarësimi në BE, dnërsa me Bashën nuk binte dakord në qëndrimin e tij për pengesën e integrimit të vendit.

“Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”, thotë Knut Fleckenstein. E ardhmja e negociatave për anëtarësim në BE, thotë Knut Fleckenstein, do të varet edhe nga ajo çfarë do të prodhojë politika shqiptare në javët në vijim. Knut Fleckenstein nuk pajtohet me qëndrimin e Lulzim Bashës i cili u shpreh se “integrimin e vendit në Evropë e pengon Shqipëria si Kolumbia”.

Intervista me raportuesin për Shqipërinë Knut Flackenstein

Zoti Flekenshtein cili është komenti juaj i përgjithshëm për takimet që zhvilluat?

Fillimisht unë dhe të gjithë kolegët që perfaqësojnë 7 shtete u dakortësuam se procesi i reformave në drejtësi dhe Vetting-u po vazhdojnë. Kjo është me rëndësi për vendimin që do të marrë Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor. Ne patëm ndjesinë e mirë që edhe për çështje të tjera, si lufta kundër korrupsionit, të paktën hapat e parë të dukshëm i shohim, po ashtu me luftën ndaj krimit të organizuar. Është një fillim. Kjo është ajo që ne prisnim dhe jemi të lumtur ta shikojmë atë.

 A mendoni se Këshilli i Ministrave të BE-së në qershor do ta marrë një vendim apo kjo mbase do të shtyhet për në vjeshtë?

Unë nuk mund t’ju them ekzaktësisht këtë, pasi nuk jam anëtar i Këshillit, pasi vij nga Parlamenti. Ne jemi shumë të qartë që hapja e negociatave të ndodhë tani. Nga ana tjetër, varet edhe nga disa vende anëtare të cilët janë pak kritikë dhe s’janë të sigurtë. Por mbi të gjitha, varet nga fotografitë që ne do të shohim, nga rrugët e Tiranës gjatë javëve të ardhshme.

Zoti Flekenshtein, gjatë konferencës për shtyp u shprehët se ishit shumë i zhgënjyer nga ajo çfarë zonja Kryemadhi tha në takim. Përse ky zhgënjim?

Ajo tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicak për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Kjo është diçka e re, pasi deri më tani ne kishim përshtypjen se partitë, paçka se përplaseshin me njëra-tjetrën, donin që sa më parë të shkonin në drejtimin e BE-së. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi.

Ju zhvilluat një takim me kreun e Kuvendit. A është e vërtetë se në atë takim jeni shprehur se “zonja e parë e Shqipërisë nuk duhet të bllokojë procesin e integrimit”?

 Është e vërtetë se unë mendoj me të gjitha ato që ndodhën në rrugë, ju duhet të keni në mendje se çfarë përshtypje prodhon tek ata të cilët duhet të thonë se tani duhet të çelim negociatat.

Pas deklarimeve tuaja, zoti Basha u shpreh se pengesa kryesore për integrimin e vendit në Europë është Shqipëria si Kolumbia. A ndani të njëjtin qëndrim?

Jo.

 A shikoni dritë në fund të tunelit për këtë krizë politike të marrë një zgjidhje?

Unë shpresoj se me të gjitha ndasitë që kanë partitë politike dhe e marr shumë seriozisht atë që na tha zoti Basha, ata nuk duhet të harrojnë se përshtypja që lënë në Bruksel është gjithashtu me shumë rëndësi. Ata duhet të mendojnë se çfarë masash janë ok dhe cilat masa jo. Protestat janë një e drejtë fondamentale për partitë e opozitës, por ato të dhunshmet nuk duhet të ndodhin.

 Çfarë i kërkuat zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe kryeministrit Rama kur i takuat?

Është gjithmonë e njëta gjë. Ne nuk pëlqejmë bojkotin e Parlamentit, djegien e mandateve nëse është këtu me Partinë Demokratike ose në Bullgari me miqtë e mi. Kjo nuk është rruga që ne mendojmë se demokracia duhet të funksionojë. Fushëbeteja për një Parlament të zgjedhur dhe parlamentarët është Parlamenti. Çdo gjë tjetër mund të vijë si një shtesë, por s’mund ta zëvendësojë.

Etiketa: integrimi ne BEknut flasckensteinLulzim BashaMonika Kryemadhi

Të lidhura

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë
Aktualitet

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, u mbyll në një barazim pa...

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë
Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj imamit Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë,...

13:55 08/06/2025
Para

Doni të punoni jashtë vendit? Italia kërkon mbi 30.000 punëtorë këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

“Terror në Tiranë”? Mediat serbe e teprojnë pas barazimit ndaj Shqipërisë

14:01 08/06/2025
Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë

13:55 08/06/2025
Armand Duka pas barazimit me Serbinë: Mund ta kishim fituar

Sfida Shqipëri-Serbi/ Kurti: Me pak fat mund t’i merrnim tri pikët

13:42 08/06/2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë

13:16 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.