Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Werner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri gjatë viteve vendimtare të fundit të komunizmit, ka ndërruar jetë papritur në moshën 82-vjeçare, ndërsa ndodhej në vendin që e kishte në zemër. Ai u gjet i pajetë në dhomën e hotelit në Golem, Kavajë, ku po qëndronte prej disa ditësh. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale dhe nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vetëm një ditë para ndarjes nga jeta, diplomati dha një intervistë të fundit për Syri TV, ku rrëfeu me emocion për Shqipërinë, për momentet historike të korrikut 1990 dhe vendimin e tij për të hapur dyert e ambasadës gjermane për qindra shqiptarë që kërkonin liri. “Unë veprova kundër udhëzimeve, sepse ndjeva që regjimi ishte kundër vlerave themelore të jetës njerëzore. Shqiptarët meritonin të jetonin në liri,” u shpreh Daum me vendosmëri.

Ai kujtoi se që nga mesi i vitit 1989 kishte ndjerë një ndryshim në shoqërinë shqiptare: frika po i linte vendin guximit dhe dëshirës për një të ardhme më të mirë. “Të gjithë shqiptarët e donin lirinë në çdo kuptim… donin të flisnin lirshëm, të shkëmbenin ide, të ndërtonin një të ardhme tjetër,” deklaroi ai, duke përmendur me emocion demonstratat në Kavajë si shkëndijën që ndezi ndryshimin.

Në intervistën e tij, Daum tregoi se nuk mund të rrinte indiferent kur pa se ambasadat e tjera po priteshin nga të rinjtë shqiptarë, ndërsa ajo gjermane ishte bosh. Ai vendosi t’u tregonte se ishin të mirëpritur, pa bërë propagandë të hapur. “Atë ditë që të gjithë evakuuam ambasadën, unë isha i fundit që u largova. Lashë portat gati një metër të hapura që të gjithë ta shihnin se ky ishte një vend ku mund të kërkonin strehë,” tha ai.

Daum foli me dashuri për Shqipërinë dhe njerëzit e saj: “Unë e doja këtë vend. Më pëlqenin peizazhet, malet, lumenjtë dhe mbi të gjitha arti dhe historia e tij.” Ai theksoi se roli i tij nuk ishte të inkurajonte një revolucion, por se ndjente detyrimin moral të shprehte mendimet e tij për të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë.

Në fund të intervistës, ish-diplomati foli edhe për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë dhe sfidat që vendi duhet të përballojë, duke përmendur korrupsionin, varfërinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. “Të gjitha këto janë çështje me shumë rëndësi të cilat në fund mund të zgjidhen vetëm prej shqiptarëve,” tha ai, duke shtuar se vendi ynë është i mirëpritur si pjesë e familjes evropiane.

Me ndarjen nga jeta të Werner Daum, Shqipëria humbi një mik të madh, një zë ndërgjegjeje diplomatike që veproi me guxim për të ndihmuar popullin shqiptar në një prej periudhave më të errëta të historisë së tij. Rrëfimi i tij i fundit mbetet një testament prekës i dashurisë së tij për Shqipërinë dhe njerëzit e saj.

Etiketa: Werner Daum

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

'Aventura me turizmin'/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.