Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fileto derri me salmonelë në treg/ Frigo ALBA në qendër të skandalit, AKU hesht

17:36 27/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Skandal tjetër me mish të kontaminuar trondit Shqipërinë: këtë herë 4.5 ton fileto derri me salmonelë, të importuara nga kompania “Frigo ALBA”, dyshohet se janë futur në treg në vend të asgjësimit, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) jep deklarata kontradiktore dhe refuzon të publikojë prova.

Sipas një investigimi të “Ora News”, 4516.75 kilogramë fileto derri e infektuar me salmonelë është futur në Shqipëri nga kompania importuese “Frigo ALBA”, e administruar nga Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Edhe pse AKU ka pretenduar se ky mish do të asgjësohej, dokumentet dhe veprimet e mëvonshme hedhin dyshime serioze mbi këtë proces.

AKU me dy versione për të njëjtin asgjësim

Në një përgjigje zyrtare, AKU ka deklaruar se procesi i asgjësimit është realizuar më 23 prill. Por vetëm gjashtë ditë më vonë, më 29 prill, institucioni ka dhënë një tjetër version, duke thënë se procedura nuk ishte finalizuar ende. Kjo mospërputhje hedh hije dyshimi mbi transparencën e këtij institucioni dhe seriozitetin e veprimeve të tij.

Për më tepër, AKU refuzon të vërë në dispozicion të mediave apo publikut materiale vizuale (foto apo video) që provojnë groposjen e mishit, ndërsa sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), subjekti “Frigo ALBA” nuk ka paraqitur fare kërkesë për asgjësim.

Sipas procedurave ligjore, Inspektorët e Mjedisit duhet të jenë të pranishëm gjatë groposjes së çdo sasie mishi të infektuar, por në këtë rast ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë të njoftuar dhe nuk kanë dijeni për ndonjë proces të tillë.

Tentativë për ta hedhur në treg mishin me salmonelë

Burime të tjera pohojnë se janë bërë përpjekje që mishi me salmonelë të mos groposet, por të shitet në treg me çmim nën kosto. Në mungesë të çdo prove për asgjësim, ekziston rreziku real që ky mish të jetë konsumuar nga qytetarët.

Skandali merr përmasa më të rënda në dritën e një helmimi masiv të ndodhur në kopshtin nr.1 në Gramsh. Nga 79 fëmijë të analizuar, Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se 17 kanë rezultuar pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’. Ky fakt nxit dyshime të forta për një lidhje të mundshme me mishin e infektuar.

Një histori që përsëritet: Pas mishit të pulës, tani dhe fileto derri

Kjo është hera e disatë që Shqipëria përballet me mish të kontaminuar me salmonelë. Vetëm dy muaj më parë, një tjetër skandal u zbulua pas konsumit të rreth 15.000 kilogramëve mish pule të infektuar me “Salmonella Typhimurium”. Mishi ishte importuar nga Brazili dhe mbërriti në Portin e Durrësit më 11 mars. Analizat pranë ISUV më 21 mars konfirmuan praninë e bakterit, por deri atëherë mishi ishte shpërndarë dhe konsumuar.

Në këtë rast, përgjegjës për shpërndarjen ishin kompanitë “diMal” dhe “AMG FOOD”.

Institucionet në heshtje, qytetarët në rrezik

Ndërsa rasti i mishit të pulës kaloi pa pasoja penale për asnjë prej kompanive të përfshira, situata me “Frigo ALBA” rrezikon të ndjekë të njëjtin skenar. Në mungesë të përgjegjësisë institucionale dhe transparencës, qytetarët mbeten viktima të një sistemi të dobët kontrolli ushqimor.

Skandalet e përsëritura me produkte të kontaminuara kërkojnë urgjentisht hetim të thelluar dhe përgjegjësi të qarta ligjore. Pa masa konkrete, siguria ushqimore në Shqipëri mbetet në mëshirë të fatit.

Etiketa: akufileto derrisalmonele

Të lidhura

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet
Aktualitet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Në Shqipëri ekziston prej dekadash një model i njohur dhune – e heshtur, por brutale. Ajo nuk ndodh me armë,...

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt
Aktualitet

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një skeme...

18:47 28/05/2025
Para
Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë / Mbyllet etapa e dytë Shkodër–Elbasan, kush dominoi?

Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë / Mbyllet etapa e dytë Shkodër–Elbasan, kush dominoi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

Kur “zhvillimi” të varros gjallë: Toka e humbur, zëri i mbytur dhe pushteti që nuk pyet

20:50 28/05/2025
Apartamente dhe mijëra euro në llogari, SPAK sekuestron pasuritë e Flamur Sinanajt

SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

18:47 28/05/2025
Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, kush e zëvendëson

18:27 28/05/2025
Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

Pasiguria në miniera vazhdon/ Shemben gurët në galerinë e Bulqizës, plagoset minatori 40-vjeçar

17:51 28/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.