Një ditë më parë në Fier u arrestua një 58-vjeҫar i cili plagosi me armë zjarri aksidentalisht kolegun e tij.
Ngjarja ndodhi në ambientet e zyrave të SHPSF-së gjatë dorëzimit të shërbimit ku dyshohet se shtetasi me iniciale A.M. nga pakujdesia ka plagosur në këmbë shtetasin me iniciale E.M. 32 vjeҫ, ndërkohë edhe ky me detyrë të njëjtë si kolegu i tij, trup shërbimi në subjektin e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.
I arrestuari është banues në Fier ndërsa kolegu i tij është banues në Patos. Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen ndërsa 32- vjetari është dërguar në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.