Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit thirrje subjekteve tregtare në lidhje me fishekzjarret

10:09 16/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Duke qenë se ndodhemi para festave dhe fishekzjarrët kanë qenë historikisht një nga objektet e manifestimit të tyre, Policia e Shtetit ka bërë thirrje  ka shtuar kontrollet në mbarë vendin për të parandaluar tregtimin e kundërligjshëm të artikujve piroteknikë.

Ndërkohë Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili, iu bëri thirrje të gjitha subjekteve tregtare që të mos tentojnë të tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Kujtojmë që ndalimi i fishekzjarrëve u mor si masë  pasi një efektive e policisë, Ina Nuka,  e cila mbeti e plagosur rëndë në protestën e banorëve të Astirit.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Kontrolle në pikat doganore, tregje e njësi tregtare, për parandalimin e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për të verifikuar zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, në zbatim të porosive të lëna në telegramin e dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, të ligjit Nr. 73, datë 03.06.2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë intensifikuar kontrollet në pikat doganore, tregje e subjekte tregtare.

Me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit, si dhe zbatimin e disa detyrave shtesë, të cilat konsistojnë në:

– Shtimin e kontrolleve çdo ditë, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

– Rritjen e cilësisë së kontrolleve, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse, kryesisht me Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve;

– Në koordinimin e veprimeve ndërmjet ndihmësspecialistëve të Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullave të Përgjithshme, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmërie që shfqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Strukturat vendore të Policisë, në bashkëpunim me shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), do të hartojnë plane të përbashkëta inspektimi dhe kontrolli të befasishëm në të gjitha subjektet e licencuara për magazinimin, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Njëkohësisht kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjarrë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike.

Policia e Shtetit, duke i falënderuar qytetarët, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, i fton sërish që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit e përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, apo të çdo paligjshmërie tjetër, duke u garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Të lidhura

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri
Bota

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Gazeta prestigjioze franceze Le Monde i ka kushtuar një analizë zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar ato...

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%
Aktualitet

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 12:00, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka arritur në 21.91%...

12:31 11/05/2025
Para
Mesazh të koduar Berishës, Ambasada e SHBA publikon shifrat e “non grata-ve”

Mesazh të koduar Berishës, Ambasada e SHBA publikon shifrat e “non grata-ve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

Vendimtare për të ardhmen/ Prestigjiozja Le Monde artikull për zgjedhjet në Shqipëri

12:54 11/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 arrin rreth 22%

12:31 11/05/2025
Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

Tjetër konflikt fizik në qendrat e votimit në Pogradec

12:08 11/05/2025
Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

Nga grushti te 100-vjeçari/ Zgjedhjet nisin me përplasje dhe tensione

12:04 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.