Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit gëzon fëmijët e punonjësve të vrarë

17:41 29/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Për festat e fundvitit,  Policia e Shtetit ka menduar të gëzojë me dhurata fëmijët e punonjësëeve të rënë në krye të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano gjatë fjalës përshëndetëse,  ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë, dhe i ka inkurajuar ata që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.

“Të nderuar fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Sot jam mes jush, jo për traditën dhe as për të kaluar radhën, por jam këtu me përgjegjësinë e detyrës dhe me ndjenjën prindërore, me detyrimin moral për të lehtësuar sadopak dhimbjen e gjithësecilit prej jush, që u ulët nën pemën e Krishtlindjes, pa heroin tuaj. Jam me ju për të kaluar bashkërisht çaste festive. Të qenit sot mes jush, për të festuar së bashku festat e fundvitit, është privilegj, kënaqësi dhe reflektim.

Përtej traditës së fundvitit apo pakove të bëra me dashuri nga donatorët tanë, ky takim festiv është shprehje e solidaritetit, përkrahjes e mbështetjes për ju të dashur fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, por njëherazi është kujtesë dhe vlerësim për sakrificën më sublime, atë të mbrojtjes së jetës me jetë.

Reflektim për ripërtëritje të vlerave dhe traditës, por dhe për nxjerrje përgjegjësish se çfarë kemi bërë mirë e ç’duhet të bëjmë akoma më mirë, për ju në radhë të parë dhe për të gjithë shoqërinë, me qëllim që të kemi sa më pak dëshmorë dhe shumë më shumë rend e siguri. Jam i emocionuar që ju shoh sot më të rritur, më të maturuar. Jam i sigurt që keni punuar fort për të qenë nxënës të mirë dhe për të arritur rezultate të larta në shkollë, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Nga viti në vit shumë prej jush jeni bërë edhe pjesë e Policisë së Shtetit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim për të përmbushur amanetin e heronjve tuaj. Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm, por përherë do jeni në familjen e madhe të Policisë së Shtetit, në këtë familje për të cilën njerëzit tuaj më të dashur, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën, dhe për këtë ju duhet të ndiheni krenarë, pasi babai, vëllai, familjari juaj, që sot nuk është këtu me ne, është përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit dhe në vetëdijen e mbarë shoqërisë.

Unë dhe të gjithë punonjësit e Policisë jemi miqtë tuaj më të ngushtë, jemi përherë pranë jush, duke u kujdesur dhe duke mos ju lënë asnjëherë pas dore. Ne nuk mund ta shlyejmë dot kurrë mungesën që keni në shtëpi dhe familje, por ne mundohemi të bëjmë gjithçka për të qenë pranë jush.

Dua të inkurajoj sot, pjesëtarët e familjeve tuaja që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të keni përkrahjen e Ministrisë së Brendshme dhe të qeverisë shqiptare. Trokisni në çdo kohë në derën e Policisë së Shtetit, se kjo derë është e hapur përherë për të gjithë qytetarët dhe ka vend kryesor për familjarët e atyre që jetën e mbrojtën me jetë.

Njëkohësisht dua të shpreh mirënjohjen time, për donatorët e përhershëm dhe të rinj, për të gjithë ata që humanizmi i tyre shkon në drejtim të jetës, duke gëzuar fëmijet e familjarët, jo me vlera materiale se ato mbarojnë shpejt, por me vlera njerëzore, humane e mesazhe mbështetjeje, duke u treguar se këta nuk janë vetëm, por kanë përkrahjen dhe vlerësimin e gjithë shoqërisë.

Gëzuar vitin e ri, qofshin ditët e 2022 të mbushura plot dritë shprese, gëzimi e inkurajimi që të vijoni në rrugën e dijes dhe të vlerave” u shpreh Nano.

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
5 humbje jete në 24 orët e fundit, ja si paraqitet bilanci i Covid-19 në Shqipëri

5 humbje jete në 24 orët e fundit, ja si paraqitet bilanci i Covid-19 në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.