Në pikën kufitare të Kapshticës ka fluks dhe rradhë të gjata kalimi.
Kjo për shkak të festës së Krishtlindjeve që festohet me datë 25 dhjetor.
Për këtë arsye, sportelet po punojnë me kapacitete të plota për të përballuar fluksin.
Gjatë 24 orëve të fundit numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri është 6321 ndërsa numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria për të festuar jashtë shtetit është 3289.
Fluksi në pikën kufitare të Kapshticës ka nisur që prej 3 ditësh.