Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Faza e dytë e fiskalizimit, 33 kompani mundësojnë lëshimin e faturave elektronike

12:57 20/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Nga 1 janari 2021, kur nisi zbatimin faza e parë fiskalizimit mes bizneseve dhe enteve publike, nga AKSHI dhe Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) ishin të certifikuara 15 kompani që ofronin zgjedhjet software.

Nga 1 korriku filloi zbatimin faza e dytë e fiskalizimit mes bizneseve për transaksionit pa para në dorë. Programet software, që mundësojnë lëshimin e faturave elektronike, aktualisht ofrohen nga 33 kompani. Më herët, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha për “Monitor” se synohet që numri i kompanive të certifikuara të jetë mbi 50 të tilla, me qëllim liberalizimin e tregut dhe uljen e kostos për bizneset.

Kompanitë e certifikuara që ofrojnë zgjidhjet software kanë mundësi të përmirësojnë versionet e programeve të tyre. Ndryshimet e vendimit “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike, për procedurën e faturimit dhe të fiskalizimit, si dhe procedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike” i botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se versionet e përmirësuara të programeve duhet të dorëzohen brenda 45 ditëve nga data e njoftimit.

“Prodhuesi ose mirëmbajtësi i certifikuar i zgjidhjes software-ike, me kërkesë të AKSHI-t dhe të DPT-së, dorëzon versionin e përmirësuar të software brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në rastet kur përmirësimi i kërkuar nuk sjell ndryshime thelbësore në software. Nëse përmirësimi i kërkuar sjell ndryshime thelbësore në software, dorëzimi i versionit të përmirësuar të software bëhet brenda 45 ditëve nga data e njoftimit”, përcaktohet në vendim.

Vendimi i ndryshuar përcakton se regjistrimi i prodhuesve dhe mirëmbajtësve të software-it, subjektet aplikuese kanë detyrimin të dorëzojnë pranë AKSHI-it software-in me të njëjtat të dhëna si në aplikimin online jo më vonë se dita e nesërme e punës nga aplikimi në e-Albania. Në rast mosdorëzimi, subjekti do të duhet të riaplikojë në e-Albania.

Vendimi, ndër të tjera, përcakton se pas marrjes së vendimit nga ana e komisionit për miratimin e aplikimit, të dhënat e certifikatës do të plotësohen me ato të dhëna që aplikuesi ka deklaruar elektronikisht në aplikim për certifikim në portalin e-Albania.

Më herët kontabilistët ngritën si shqetësim se disa nga kompanitë e certifikuara për programet software, nuk janë në gjendje të hartojnë faturën në formatin e duhur dhe për të përcjellë të dhëna në formatin e duhur. Kompanitë nuk ofronin ndërlidhjen direkte të programeve software me programet e kontabilitetit që përdoret nga shumica e bizneseve. Referuar çmimeve të tregut kostoja për përditësimin e një programi kontabiliteti varionte nga 32 mijë lekë dhe 26 mijë lekë shërbimi, shkruan Monitor.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo shpjegoi me herët se nëse bizneset do të vazhdojnë të qëndrojnë me të njëjtin program mund të riskojnë të mos bëjnë pasqyrat financiare deri në këtë periudhë, pasi zbatimi i këtyre ndryshimeve në mes të vit sjell këto probleme. Vështirësi në zbatimin e procesit të fiskalizmit sipas kontabilistëve janë hasur edhe nga subjektet që lëshojnë fatura në valutë.

Etiketa: fatura elektronikefaza e dyteFiskalizimi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Ish-këshilltari i Johnson i trondit të gjithë, tregon mesazhet në WhatsApp me kryeministrin

Ish-këshilltari i Johnson i trondit të gjithë, tregon mesazhet në WhatsApp me kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.