Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fatura 44 mln Euro në favor të kompanisë greke/ Zbardhet vendimi për rrugën Tiranë-Elbasan, çfarë tha Arbitrazhi për qeverinë shqiptare…

20:52 16/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Një nga autogolat më të mëdhenj, ose një nga grushtet më të fuqishme që qeveria shqiptare ka ngrënë në këto vitet në “stomak”, është humbja e disa gjyqeve të mëdha në Arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të huaja.

Pas shumës kolosale që shtetit shqiptar i detyrohet të paguajë investitorit italian Francesco Beccheti, edhe një tjetër kompani e huaj që punoi në Shqipëri për rrugën Tiranë-Elbasan, kompania greke “Aktor” pret të marrë një shumë të majme pasi ka fituar gjyqin me qeverinë “Rama”.

“Gazeta Reforma” zbardh sot vendimin e arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, që detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 45 milionë dollarë (44 mln euro), për firmën greke ‘Aktor’, për punimet shtese në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në vendim thuhet se: “sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një Bordi Mosmarrëveshjesh, për zgjidhjen me konsensus të pretendimeve që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit.

Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimit e bordit, atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar dhe konkretisht në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë”.

Por pasi çështja ka përfunduar në tryezën e Gjykatës së Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, e njohur ndryshe si “Arbitrazhi Ndërkombëtar”, pikërisht ky i fundit i ka dhënë të drejtën e mohuar nga pala shqiptare kompanisë greke “Aktor”, të cilës i është njohur shuma që pala shqiptare i detyrohet dhe ja ka vonuar në pagesë me pretendimin e korrupsionit dhe fryrjes së faturave në punimet e kësaj vepre.

Tani shteti shqiptare mes shumë andrallave që i janë mbivendosur në gjithë këto 8 vite të qeverisjes socialiste, duhet të paguajnë shpejt e shpejt edhe faturën e plot 44 milionë eurove për grekët e “Aktor”.

Si lindi konflikti me “Aktor”

“Gazeta Reforma” ka shkruar edhe më herët për këtë histori që i ka fillesat e saj me mosmarrëveshjet mes konsorciumit ndërtues dhe Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, në vitin 2015, kur në pushtet kishte ardhur qeveria socialiste e Edi Ramës.

Në atë kohë, ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tunelit deri në Elbasan) të autostradës, përkatësisht me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Pas një kalvari burokracish në korrik të vitit 2017, palët ranë dakord për të amenduar kontratën, duke ngritur edhe një bord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Vendimet e bordit nëse nuk apelohen brenda 28 ditësh, janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

“Gazeta Reforma” mësoi atëherë se ky bord, doli më pas me dy vendime: një më 7 shtator dhe një tjetër më 9 tetor të vitit 2017, duke vendosur që pala shqiptare t’i paguaj për punime shtesë kompanisë greke, dy fatura të kripura prej 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë.

Duhet theksuar se, gjithë procedura që nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë gjatë tranzitimit të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku Partia Socialiste, fitoi mazhorancën parlamentare, dhe drejtoria e rrugëve dhe Ministria e Transporteve, që deri në atë kohë drejtoheshin nga LSI-ja, i kaluan në duar PS-së që vendosi aty njerëzit e saj.

Faji rëndon mbi Damjan Gjiknurin

Me vënien e Damian Gjiknurit në krye të Transporteve dhe ndërrimin e drejtuesve të ARRSH-së, faturat mbetën të pandryshuara, por kabineti i ministrit të ri nisi disa audite.

Por nga ana tjetër, pretendimet e palës greke nuk u kontestuan nga ministria e Gjiknurit brenda afatit të 28 tetorit. Kaq i ka mjaftuar kompanisë ndërtuese greke që t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar.

Më 15 tetor të 2018-ës, ka shkuar kërkesa në gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga “Copri contruction” dhe “Aktor”, ndërsa pala shqiptare e kapur “galif” është mbrojtur kryesisht me faktin se, arbitrazhi ndërkombëtar nuk ka juridiksion për gjyqin, çka është rrëzuar nga Tribunali.

Ndërkohë arbitrazhi e ka quajtur të vlefshme amendimin e kontratës dhe ngritjen e bordit të mosmarrëveshjeve, si dhe ka detyruar shtetin shqiptar që të paguajë dy faturat e pretenduara nga kompanitë greke, me një total prej 45 milionë dollarësh amerikanë, duke përfshirë dhe TVSH-në dhe shpenzimet gjyqësore.

Vendimi i gjykatës: Pretendimi i kompanisë “Aktor”

Më 1 shtator 2020, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC), ndër të tjera i ka dhënë të drejtë kompanisë greke “Aktor”, për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Në vendimin prej 114 faqe të gjyqit, Arbitrazhi ka gjetur fajtor qeverinë shqiptare për largimin e kompanisë greke, e cila ndërtoi në kohë rekord tunelin e Kërrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për segmentin e shembjes në Ibë.

Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin.

Në vendim, Arbitrazhi thotë se: “qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë ‘Aktor’, për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.

‘Aktor’ pretendoi në gjykatë se për autostradën Tiranë-Elbasan, ka bërë punime shtesë që ia kërkoi qeveria shqiptare, por këto punime nuk u paguan kurrë, duke e lenë kompaninë me borxhe me nënkontraktorët, por edhe një bilanc tejet negativ”.

“Aktor” përfundoi tunelin e Kërrabës, i cili kushtoi 8.3 miliardë lekë por për dy lotet e tjera u fut në garë së bashku me kompaninë “COPRI”.

Në lojë, miqtë e qeverisë

Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi “Aktor” dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit të akuzuar nga opozita si të lidhur me qeverinë, Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos, mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan dhe përfundoi punimet.

Për rrjedhojë mori edhe pagesën, duke refuzuar të paguante kompaninë me të cilën ishte dakortësuar dhe kishte rënë dakord.

Tanimë, qeveria duhet të pranojë faturën e kripur prej 44 milionë dollarë e cila do të paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptare. Kjo kosto, bashkëngjitur asaj të rrugës, e kthen autostradën Tiranë-Elbasan në një “gropë” të madhe për financat e qeverisë shqiptare.

Rruga e re Tiranë -Elbasan me gjatësi 27 kilometra nisi të ndërtohej në vitin 2011 m një kosto 33 miliardë lekësh (260 milionë euro). Afati për përfundimin total të punimeve ishte viti 2015, por një shembje që ndodhi në Ibë, kërkoi rishikim të projektit dhe kosto të reja.

Për dy vite ekzaminime dhe negociata qeveria shqiptare u detyrua të marrë edhe dy kredi të tjera shtesë, për përfundimin e rrugës me vlerë 51 milionë euro, duke e çuar koston në total në mbi 300 milionë euro.

Tanimë, bashkëngjitur edhe me vlerën e dëmshpërblimit, kostoja rritet, ndërsa gjyqi me “Aktor” bëhet gjyqi i dytë, pas “Becchetit”, që “gjunjëzon” qeverinë shqiptare në raport me kompanitë private dhe me bashkëpunimin me to, që në fund të ditës përkthehet në dëm në xhepat e qytetarëve.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: çfarë tha Arbitrazhi për qeverinë shqiptare...Fatura 44 mln Euro në favor të kompanisë greke/ Zbardhet vendimi për rrugën Tiranë-Elbasan

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar në Elbasan, policia nis kërkimet(Detaje)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.