Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Falimenton’ OFL-ja/ I forti i Durrësit rimerr BMW-në e blinduar që i sekuestruan

11:20 24/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Një prej “sendeve të krimit” që ju sekuestrua me bujë nga OFL-ja në Durrës, ishte edhe makina e blinduar e “ish-të forttit” Lulzim Berishës, por që ma pas edhe kjo ka rezultuar një ‘flluskë sapuni’.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kthyer makinën e blinduar Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, makina i është kthyer Berishës, pasi pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ishte e pajisur me dokumente të rregullta.

Këtë fakt e ka deklaruar edhe avokati mbrojtës i shtetasit, Lulzim Berisha, Detar Hysi. Mjeti i blinduar ishte sekuestruar në kuadër të “Operacionit Forca e Ligjit”.

Sipas avokatit të Lulzim Berishës, pasuria e klientit të tij gjatë shqyrtimit gjyqësor ka rezultuar se është e ligjshme.

Më herët, gjatë aksionit të OFL-së në “sitë” kaluan 21 prona të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore.

Nga lista e pronave që OFL-ja ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën, edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë.

Dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar “parajsa bregdetare e të pasurve”, sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtash, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë.

Mes tyre ishte edhe automjeti tip “BMW” i blinduar, i vit prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.

Kush është Lulzim Berisha 

Në muajin dhjetor të vitit 2016, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga burgu ishkreun e bandës famëkeqe, Lulzim Berisha.

Ky vendim është marrë atë kohë, pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer. Ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha iu drejtua Gjykatës me kërkesën e lirimit nga burgu, me pretendimin se ishte sëmurë rëndë.

Kujtojmë që Lulzim Berisha u arrestua në prill të vitit 2006. Berisha ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë. Në vitin 2014, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi dënimin me burg përjetë dhënë ndaj Lulzim Berishës, duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg.

Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë teksa hoqi dënimin me burg përjetë sqaroi se aktiviteti kriminal i Bandës së Durrësit ishte kryer në vitet 1998-2000 dhe dënimet duhet të bazoheshin në Kodin Penal të asaj periudhe që kishte dënime më të ulëta, po kështu gjatë asaj kohe nuk njihej ende ligji “Krijimi i organizatës kriminale”.

16 anëtarët e ish-bandës së Durrësit u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli, ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që nuk mundi t’i shpëtojë burgimit për jetë ishte Indrit Dokle.

Por, edhe pse mori këtë vendim, Dokle ia doli të lirohet me kusht disa muaj më parë nga Gjykata e Krujës. Dënimi me burg përjetë iu hoq dhe Plarent Dervishajt, i cili nga 5 dhjetori 2016 ndodhet në liri. Kjo bandë, sipas dënimeve të gjykatës përbëhej nga 16 persona, ndërsa ndër provat e prokurorisë që çuan në dënimin e tyre ishte dëshmia e Adriatik Colit, i cili u pendua dhe mori statusin e bashkëpunëtorit.

/Burimi: Panorama/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: BMWdurresfalimentimi fortiofl

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para

Kujdes! Vjen ora dimërore. Mes të shtunës dhe të dielës, akrepat, 60 minuta prapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.