Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet të fitojë shumicën absolute me 79 mandate parlamentare.
Nga ana tjetër, koalicioni i Partisë Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar, dhe kjo do të përkthehet në 54 mandate për PD-në në qarqe të ndryshme.
Sipas sondazhit, Socialdemokratët e Tom Doshit ruajnë primatin e 3 mandateve në gjithë Shqipërinë, duke fituar 2.2% të votave në rang kombëtar. Partia “Mundësia” e Agron Shehaj merr 3.6% të votave, por arrin të fitojë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave, kryesisht në Tiranë.
Lëvizja Bashkë, me Arlind Qorin në krye, ka siguruar një mandat në Tiranë, por Qori nuk mund të futet në Parlament.
Po ashtu, Partia Socialiste për Drejtësi e Tom Doshit mund të fitojë 3 mandate, me dy në Shkodër dhe një në Tiranë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha mund të marrë një mandat në Tiranë, ndërkohë që Adriatik Lapaj dhe koalicioni i tij nuk arrijnë të sigurojnë asnjë mandat.