Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euforia që u shua pa zë: Si po falimentojnë kullat e larta në Tiranë

10:39 02/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me episode të dokumentuara të marrëzisë kolektive. Shpesh ato janë shndërruar në kriza që kanë gjunjëzuar ekonomitë e perandorive të mëdha të globit, si kriza e aksioneve të Misisipit apo flluska e Detit Jugor. Në raste të tjera, ato kanë rrënuar jetët e mijërave individëve si Tullumbacja e Tulipanëve hollandez.

Por pavarësisht leksioneve të pafundmë të historisë, një nga vetitë më magjepsesë të njerëzimit është harresa. Ndryshe krizat e marrëzisë kolektive nuk do të përsëriteshin prapë dhe prapë.

Shikoni Shqipërinë. Ndonëse ka një përvojë të shkurtër me ekonominë e lirë, Shqipëria ka disa episode të marrëzisë kolektive. Fillimisht ishin skemat piramidale të viteve 1996-1997. Disa vite më vonë kriza e besimit në sektorin bankar nga deklaratat e një prifti. Dhe së fundmi, euforia e ngjitjes në lartësi me rrokaqiej 100 katësh, e cila mori trajtën e marrëzisë kolektive katër apo pesë vje më parë. Një lloj fluturimi në lartësi, por me presh nga pas.

E megjithatë, budallallëku kolektiv i kullave shumëkatëshe tashmë po përballet me realitetin cinik të mundësive, ndërsa ata që menduan se do të fluturonin lart kanë filluar të ulen me këmbë në tokë. Bashkë me preshin.

Në vitin 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një kullë rreth 60 kate në rrugën e Kavajës, të quajtur Bofill Tower, për nder të arkitektit spanjoll që e ka projektuar. Një vit më vonë, kompania ndërtuese e kullës mori dhe lejen e ndërtimit. Por sot, gati 3 vite më pas, tek Volksëageni nuk ka as kullë, as gropë dhe madje as rrethim.

Për tre vjet rresht, Agron Papuli, është përpjekur me të gjitha mënyrat të gjejë financime për kullën 60 katëshe. Nga tentativa për kredi, tek afrimi i ortakëve të tjerë në projekt, dhe në fund deri tek shitja. Por kredi nuk ka. Investitorë po ashtu, ndërsa blerës as që nuk bëhet fjalë.

Bofill Tower nuk është rrokaqielli i vetëm virtual që qarkullon nëpër Tiranë. Në qendër të Tiranës është një tjetër po e projektuar nga Bofill, por me emrin ekzotik Barcelona. Edhe ajo ka marrë prej kohësh lejen, por kantier në vend nuk ka dhe projekti është drejt anullim.

Më tutje, diku tek ushtari i panjohur gjendet një tjetër çmenduri 100 katëshe, në fakt dy, me emrin Society Towers. Këto janë dy kulla në formë cilindri, që arrijnë deri në 300 metër lartësi. Dhe një tjetër marrëzi cilindrike thuajse 60 katëshe, gjendet në Blevardin Gjergj Fishta, tek ish Universiteti Europian i Tiranës. Pa folur më për pdf-të e panumërta të Bulevardit të Ri.

Sa më shumë kalon kohë, aq më shumë Tirana po “pushtohet” nga kullat e larta fantazmë, që nuk kanë për t’u ndërtuar asnjëherë dhe marrëzia kolektive po zbehet me shpejtësinë e dritës, teksa përplaset me realitetin. Tashmë disa nga këta, që fluturuan me euforinë e rrokaqiejve kanë filluar të kërkojnë ulje katesh. Dhe kjo thotë shumë.

Ata që mendonin se do financonin marrëzinë me para nga diku kishin harruar një detaj të vogël. Pastrimi i parave është kur ti injekton paratë e pista në një aktivitet ekonomik për të marrë mbrapsh fitime të ligjshme. Kur injekton para të pista për të mos marrë më asgjë mbrapsht, ky nuk është pastrim parash, por humbje parash. Dhe as kriminelët më budallenj të globit nuk i djegin kot paratë e tyre.

Për fatin e mirë të Shqipërisë, budalliku kolektiv i kullave 100 katëshe nuk i infektoi bankat. Këto të fundit kanë ndenjur larg aventurave dhe aventurierëve që kërkojnë të tregtojnë asete, të cilat nuk i kanë. Dhe kjo është e rëndësishme të vazhdojë kështu.

Sepse tashmë një gjë është e sigurtë. Euforia e rrokaqiejve po zbehet me shpejtësi. Prova më domethënëse e kësaj janë kantieret bosh të kullave fantazmë, por edhe një episod me një bankier. Ky kërkonte një kullë me 9 kate për të ndërtuar zyrat e bankës. Por rrugës i thanë ta rriste në 16 kate dhe në fund fare leja përfundoi me 21 kate. Tani bankieri thotë nëpër Tiranë, ku t’i çoj unë i gjori 10 kate.

Dhe ky është një sinjal i fortë edhe për Bankën e Shqipërisë. Kanali i vetëm, që marrëzia kolektive e kullave të shndërrohet në krizë financiare dhe ekonomike, është ai bankar. Nëse kjo do të ndodhë, fajtori do të jetë askush tjetër, por vetëm Banka e Shqipërisë./Kapitali.al

Etiketa: Kullat e Tiranës

Të lidhura

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit
Aktualitet

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit

Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv për të tretën ditë radhazi, duke shkaktuar ndotje të rëndë të...

08:47 03/07/2025
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Kryesore

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi mban sot seancën e fundit plenare të kësaj legjislature, me një rend dite të ngjeshur që përfshin miratimin e...

08:25 03/07/2025
Para
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Morën me forcë në makinë një 48-vjeçar dhe e dhunuan, në kërkim katër persona në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit

08:47 03/07/2025
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

08:25 03/07/2025
Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuohen banorët

08:16 03/07/2025
Horoskopi sot: 3 Korrik 2024

Horoskopi sot: 3 Korrik 2024

07:57 03/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.