Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Është situatë e jashtëzakonshme”, presidenti Meta tregon pse iu nënshtrua testit të COVID-19

17:31 17/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Së fundmi, presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “News24”, ku ka treguar arsyen pse bëri analizën e COVID-19.

Presidenti tregoi se ishte në palestër dhe më pas u informua se një qytetar që kishte qenë po ashtu në palestër kishte rezultuar pozitiv.

Ndonëse, Meta nuk ka patur kontakte me të infektuarin tregoi se bëri testin pasi kohët e fundit kishte takuar edhe shumë njerëz të tjerë, përfshirë edhe mjekë.

Por, në fund testi rezultoi negativ.

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ia kisha dhënë dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv. Ishte kontroll i dyfishtë. Secili nga ne nuk duhet që të mendojë vetëm për veten e tij. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm edhe për prindërit tanë ,”- tha Meta.

Më tej, kreu i shtetit tha se Coronavirusi ka krijuar një situatë të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe në të gjithë globin, teksa theksoi se parësore është jeta e qytetarëve shqiptarë dhe shëndeti i tyre, si dhe siguria e personelit mjekësor, që qëndrojnë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut.

Pjesë nga intervista:

Si i keni parë masat e qeverisë?
Është një situatë e jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin tonë, por e përgjithshme globale. Është një situatë e re, me të cilën duhet të mësohemi cdo orë e më shumë. Duhet të nxjerrim eksperiencat e reja për ta përballuar me kosto sa më të vogël, në radhë të parë për shëndetin e qytetarëve, jeta e të cilëve mund të rrezikohet vetëm nga pakujdesia jonë. Është një situatë e detyrueshme, me qëllim për të parandaluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi ende të panjohur mirë. Në radhë të parë, mirënjohje për të gjithë personelin mjekësor, dhe të gjithë ata që janë në mbështetje të tyre dhe që janë në kontakt të parë, që përbëjnë murin mbrojtës ndaj këtij virusi. Vëmendja e parë duhet të shkojë për ta, se kuptohet që kjo do të jetë një betejë e gjatë, që do të zgjasë ende në një kohë të pacaktuar.

Së dyti, kujdesi duhet të shkojë për të gjithë ata që janë të identifikuar, që janë prekur nga ky virus, për të bërë gjithcka që ata ta kalojnë këtë moment pa rrezikuar jetën e tyre, por edhe të familjarëve, personelit mjekësor. Impakti do të jetë i përgjithshëm edhe në aspektin e ekonomisë, atë shoqëror, pasi kuptohet jemi në një moment vetëmbrojtje, kujdesi duhet të jetë maksimal. Por, cdo moment duhet të përmirësojmë gjithë mekanizmin mbrojtës, në mënyrë që të bëjmë të mundur të funksionojmë si shtet, si shoqëri, si familje, por edhe si biznese, pa cënuar kurrë objektivin e parë, të mbrojmë jetën e çdo qytetari nga ky virusi.

Ju keni ngritur një Task Forcë me ekspertë që merren me këtë çështje. A keni komunikim me qeverinë apo faktorë të tjerë politikë?

Shqetësimin për këtë cështje e kam bërë public që në janar, kur u identifikuan dy shtetas italianë. Kuptohej që do vinte në rritje shqetësimi, pasi jetojmë në një botë ku edhe rreziqet marrin përmasa gjithëpërfshirëse. Në vazhdimësi kam qenë në komunikim me të gjitha institucionet shtetërore për marrjen e masave në parandalimin e këtij fenomeni. Jemi në këto komunikime në mënyrë të vazhdueshme, pasi është prioritare që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’iu bëjmë ballë të gjitha skenarëve që mund të sjellë kjo situatë, por edhe skenarëve sa i takon ekonomisë. Kemi të bëjmë me një avantazh po të kemi parasysh se është një situatë ku cdo vend mobilizon resuret e tij për të mbrojtur veten e tij. Eksperiencat e vendeve të tjera, Kinës, Italisë, duhet të na shërbejnë edhe neve për të ardhmen dhe të na ndihmojnë për të adaptuar masa të reja parandaluese dhe përmirësuese të gjithë mekanizmit të shtetit dhe shoqërisë. Sa i takon Task Forcës mund të ketë pasur një keqkuptim, ajo është në funksion të presidentit, nuk dublon Task Forcën e ministrisë së Shëndetësisë. Është një Task Forcë që ndihmon për të monitoruar të gjitha zhvillimet, për të komunikuar me të gjitha shqetësimet që vijnë, me qëllim përmirësimin e gjithë menaxhimit shtetëror të menaxhimit të kësja situate.

A janë marrë masat në kohën e duhur dhe a i kemi kapacitetet për ta përballuar këtë situatë?

Edhe OBSH nuk ka pasur një vision të qartë që në fillim për përballimin e kësaj sfide, që me pak vonesë e konsideroi si pandemi. Kemi të bëjmë me një virus të rid he të panjohur mirë. Ajo që mund të them është se të gjithë duhet të jemi bashkëpunues, reflektues, sepse është një eksperiencë e re që asnjëri prej nesh nuk e kishte menduar. Shqipëria ka pasur disa eksperienca të rëndësishme positive në përballimin e SARS-it, gripit të derrit. Ajo që duhet të theksoj është mbrojtja e personelit shëndetësor, pasi ata janë të rrezikuar në çdo sekondë.

Në rang botëror deri tani janë shënuar 7,511 viktima dhe janë regjistruar 189,074 të infektuar në 163 shtete, ndërsa në vendin tonë deri tani ka humbur jetën 1 person dhe janë infektuar 55 të tjerë, teksa në Kosovë janë 16 persona të infektuar me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që personat të cilët mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj individëve të dyshuar për COVID-19, duhet që të vetëkarantinohen dhe të monitorojnë shëndetin e tyre për 14 ditë, që nga dita e fundit me kontaktin e mundshëm.

Po ashtu, ata duhet të kërkojnë mbikëqyrje të menjëhershme mjekësore, nëse paraqesin ndonjë nga simptomat, veçanërisht temperaturë, simptoma respiratore si kollë dhe vështirësi në frymëmarrje apo diarre menjëherë të kontaktojnë 127.

Të gjithë qytetarët rekomandohet që të shmangin daljet në publik dhe të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar rregullat e higjenës.

Të lidhura

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime
Bota

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Më 28 qershor, në Gazimestan, vetëm dhjetë kilometra nga Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet fqinje mblidhen tradicionalisht për...

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Dy shtetas, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike...

11:05 28/06/2025
Para

Rama publikon deklaratën e OBSH-së dhe shigjeton mjekun Petrit Vargu dhe ish-kryeministrin Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

11:05 28/06/2025
Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

10:53 28/06/2025
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra zjarri aktive

10:40 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.