Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Erion Veliaj i ngjitet posterit të Rita Orës, reagon e pakënaqur Diaspora

15:30 24/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Për çfarë ka nevojë një kryebashkiak i korruptuar, që shemb teatrin njësoj si shtëpitë e njerëzve tek Unaza e Re, që mbulon sahatin e Tiranës me kulla, që e ka kthyer Tiranën në një diktaturë betoni? Erion Veliaj ka nevojë të rregulloj imazhin e tij. Për këtë shfrytëzon gjithçka që ka në dorë, kudo që të jetë.

Posteri me Rita Orën, “surpriza” e fundit

Së fundi, përdori famën e këngëtares Rita Ora për të vendosur fytyrën e tij pranë të sajës në një afishe dhe për të folur online para diasporës. Nuk është Pandeli Majko, që e bën këtë takim me diasporën, por është Erion Veliaj, që shfrytëzon këtë moment, që  këngëtarja do t’i flasë bashkatdhetarëve.

Pjesëtarë të Diasporës në konferencën virtuale “Diaspora Flet 2020” që u zhvillua më 21 nëntor, u përballën me një lajmërim të organizatorëve të këtij aktiviteti: “një surprizë për të gjithë pjesëmarrësit: Rita Ora dhe Kryetari i Bashkise së Tiranës, Erion Veliaj do të kenë një bashkëbisedim”.

Diaspora nuk ka përse të marrë surpriza të tilla. “Ndërkohe që këto aktivitete janë mëse të mirëpritura dhe të vlerësuara, nuk mund të mos na bëjë përshtypje “surpriza” që ofrohet në fund. Dhe kjo nuk ka lidhje me Rita Orën, që është një artiste që na bën krenare të gjithëve me talentin dhe veprimtarinë humanitare që kryen.

Pyetja është, cili është roli i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në këtë veprimtari dhe çfarë vlere të shtuar ka prezenca e tij? Çfarë modeli ofron ky “i ftuar nderi” që ta përligjë këtë pjesëmarrje, për më tepër të paralajmëruar më parë?”, u shpreh një pjesëmarrëse e takimit, Iva Grillo.

Po ta dinin më parë për prezencën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranes, të lajmëruar momentin e fundit  si “i ftuar nderi”, do ta rimendonin pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Kjo për faktin se standardet e punës se kryebashkiakut janë shumë poshtë atyre të shërbimit publik të të zgjedhurve vendorë me të cilët ne jemi mësuar të përballemi në vendbanimet tona jashtë atdheut”, vazhdon Grillo.

Ajo e akuzon Veliajn për mungesën e transparencës që tregon gjate administrimit të qytetit, manovrat e pandershme ligjore që ka bërë për të ndihmuar grupe te caktuara oligarkësh në kurriz të interesit të qytetarëve, mungesën e llogaridhënies.

“Për këtë arsye, këto “ndere” e “surpriza” që diasporës i përplasen në fytyre janë një trajtim që nuk e meriton dhe as nuk duhet t’a pranojë. Këtë nuk e meriton edhe Rita Ora, prezenca e së cilës do te kishte qenë vërtetë një surprizë e bukur ne qofte se nuk do të ishte baltosur me prezencën e një nga abuzuesve kryesorë të besimit të qytetarëve tiranas”, thotë Grillo. Reagimi i saj nuk ka qenë i vetmi, shumë emigrantë e kanë quajtur daljen e tij atë konferenca si propagandë.

Përse i foli Veliaj Diasporës?

Kryebashkiaku Veliaj shiti si sukses përzgjedhjen e  Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022”, që është një aktivitet që nuk do meritë, sepse të gjitha kryeqytetet e Evropës e kanë marrë këtë të drejtë më parë dhe vazhdojnë ta marrin.

Kreu i Bashkisë më pas foli për broçkulla, ku krahasoi punën e tij me atë të këngëtares Rita Ora. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat për të menduar dhe për t’u shprehur ndryshe. Unë di të bëj bulevarde të mëdha, pazare, kala dhe të mbjell pemë, por të ndryshosh këto 10 centimetra, të mendosh që ne jemi pjesë e një komuniteti, ne nuk mund të vandalizojmë, ne nuk mund të hedhim mbeturina, ne nuk mund të flasim keq për vendin dhe për njerëzit tanë dhe mendoj se të ndryshuarit e këtij mentaliteti është një projekt që nuk mbaron kurrë”, deklaroi ai, ndërsa e ftoi këngëtaren që të rikthehet në Tiranë me një tjetër koncert madhështor.

Rikujtojmë, se Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert.

Kështu i përdor edhe artistët shqiptarë

Veliaj për herë të fundit, ka prezantuar si prurje të re në PS, Kastro Zison, një aktor dhe këngëtar. Në rrjetet sociale është shfaqur me Zison, mik i vjetër i Ajola Xoxes. Pak ditë më parë, krah tij u shfaq Valbona Selimllari, Landi Hysa apo Vikena Kamenica.

Artistët i mirëkuptojmë se gjenden në situatë të vështirë për shkak të pandemisë, prandaj detyrohen të pranojnë politikanët në krah të tyre.

Një projekt gjatë verës, i Bashkisë së Tiranës, për promovimin e Turizmit mblodhi disa artistët të tjerë, të cilët janë me fat të marrin ndonjë fond në këtë kohë kur qeveria ka mbyllur çdo aktivitet artistik dhe kulturor.

“Jam superkrenar për 8 artistë të mrekullueshëm dhe grupin e instrumentistëve, njerëz që e duan të bukurën, teksa promovojmë 8 vende shumë të bukura në Tiranë.”, tha Veliaj.  Ndërsa artisja e njohur, Eneida Tarifa shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për këtë nismë për promovimin e 8 vendeve të mrekullueshme në kryeqytet.

Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka prezantuar mbështetësit më të rinj të partisë socialiste.

Në përgatitje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, krah Veliajt dhe Sadri Abazit, është shfaqur këngëtari Kastro Zizo i cili tashmë bën fushatë për Partinë Socialiste. Në fund Ziso i dhuroi Lali Erit një çantë shpine.

Në fakt, këtë gjë e bënë të dyja partitë edhe me çështjen e Teatrit kombëtar që u në fund u prish nga fadromat. Artistët u ndanë më dysh, ca me PD -në dhe ca me Erjon Veliajn.

 

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Diasporarita oraVeliaj

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Meta kthen në Kuvend ligjin për policinë: Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.