Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Eraldin e rrahën me pranga në duar, SHÇBA e Rrumbullakut nuk heton, ankesa e Avokatit të Popullit

11:03 18/12/2020
Reading Time: 4 min lexim

Policia e Tiranës e ka metodë pune rrahjen e të ndaluarve dhe më pas i akuzon për “Kundërshtim ndaj policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të policisë ”. Një rast flagrant është i Erald Alimehmetit, i cili ka denoncuar dhunën në qelitë e Drejtorisë së Policisë Tiranë. SHÇBA e drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku nuk heton dhunën e  5 policëve të Rrugores.

Erald Alimehmeti, shtetas shqiptaro-amerikan, ka denoncuar dhunën që është ushtruar sipas tij, nga efektivët e Policisë të Komisariatit nr.2 në Tiranë, sepse ishte kapur në rrugë duke lëvizur pa maskë.

29 vjeçari tregon se policët e kanë qëlluar në makinë teksa e shoqëronin në Komisariat. Më pas thotë ai, është futur në një dhomë pa kamera dhe aty të 5 efektivët që e shoqëruan, i gjuanin me radhë, edhe pse ishte i prangosur.

“Më futën në dhomë dhe nuk m’i hoqën prangat dhe aty më kanë goditur të gjithë policët që më shoqëruan. U kam thënë disa herë që të lajmëroja konsullatën amerikane që të njoftoja nënën time që është në Amerikë. Unë nuk kam goditur njeri pasi kam qenë i prangosur.”, ka thënë ndër të tjera Alimehmeti.

Efektivët e policisë Rrugore, e kanë akuzuar Alimehmetin se i ka kërcënuar dhe më pas gjuajtur me shkelma në momentin që ata i kanë hequr prangat.

Dhunën fizike të ushtruar ndaj 29 vjeçarit shqiptaro-amerikan Erald Alimehmeti, e ka konstatuar dhe gjyqtari Kreshnik Omari, si dhe prokurori i çështjes, të cilët zhvilluan masën e sigurisë për shqiptaro-amerikanin. Ata kanë konstatuar se ai kishte hematoma të shumta në fytyrë. Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar SHÇBA të nisë hetimet për punonjësit e policisë Albert Vidrica, Laert Bistri, Edvin Zhupa, Zabit Laçi dhe Shkëlqim Hasmica, të cilët dyshohet të jenë personat përgjegjës për dhunimin e Erald Alimehmetit.

Pesë vjet më parë e rrahu Operacionalja

Dhuna ndaj Alimehmetit është e përsëritur. Pesë vjetë më parë, Avokati i Popullit, i ka shkruar Drejtorit të Policisë Tiranë, më 29 shtator 2015. Ai kërkonte “Fillimin e hetimit të procedimit disiplinor ndaj punonjësve të policisë së Njësisë së Vëzhgimit të Forcës së Posaçme Operacionale, pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë të cilët, më datë 10 Gusht 2015, kanë kryer arrestimin e shtetasit Erald Alimehmeti”. Motivi i kërkesës lidhet me dhunën pa shkak të ushtruar ndaj Alimehmetit. Atë e kanë rrahur keqazi pasi është ndaluar.

Në përgjigjen drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit më datë 22 shtator 2015, Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë informon se shtetasi Erlad Alimehmeti është arrestuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ankesa

Nëna e Erald Alimehmetit, Vjollca  Alimehmeti është ankuar tek Avokatit të Popullit se punonjësit e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhunë fizike gjatë arrestimit të djalit të saj, ngjarje e ndodhur më datë 10 Gusht 2015.

Vjollca Alimehmeti për këtë ngjarje, ka informuar dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, meqenëse djali i saj Erald Alimehmeti gëzon shtetësinë amerikane.

Mbi këtë shqetësim, Avokati i Popullit ka urdhëruar kryerjen e një hetimi të pavarur, i cili ka konsistuar në kërkesat për informacion drejtuar Komisariatit të Policisë nr.2, Drejtorisë së Policisë Tiranë, administrimin e  dokumenteve, si dhe marrjen e deklarimeve të shtetasit Erald Alimehmeti, në mjediset e Burgut 302 në Tiranë.

Drejtori i Policisë Tiranë, shkresës “Kërkesë për informacion” të datës 29 shtator 2015, i është përgjigjur me shumë vonesë, më datë 5 nëntor 2015. Drejtoria e Policisë Tiranë, në informacionin e dërguar nuk ka sqaruar se kush kanë qenë punonjësit e policisë të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë kryer arrestimin e shtetasit Erald Alimehmeti, si dhe nuk ka dërguar fotokopje të Raportit të Shërbimit të përpiluar prej tyre.

Ja si u dhunua Alimehmeti në 2015-n

Në deklarimet e tij shtetasi Erald Alimehmetit, ka shpjeguar se në ditën e ngjarjes 9 gusht 2015, rreth orës 19.00, ka dalë nga shtëpia e tij që ndodhet në afërsi të qendrës “Globe” dhe ka shkuar tek një supermarket, ku ka blerë disa gota me kos. Pasi ka dalë prej andej, ka konstatuar se po ndiqej nga tre persona civilë dhe për t’ju shmangur atyre për disa orë ka lëvizur në rrugë të ndryshme, në afërsi të vendbanimit të tij.

Ndërsa ishte duke ecur në rrugë, kanë ardhur dy civilë që sipas ankuesit e kanë kapur nga kyçet e duarve, duke i përkulur kokën dhe njëri prej tyre e ka qëlluar me gju në anën e djathtë të fytyrës tek syri disa herë. I dëmtuari Erald Alimehmeti ka pyetur se kush ishin, ndërsa personat i janë përgjigjur “se ishin Policia”, ndonëse nuk i kanë treguar dinstiktivin e kërkuar prej tij. Më pas personat pa uniformë policie, e kanë shtrirë me forcë për tokë duke i vendosur prangat në duar dhe qëlluar me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit si dhe përdorur fjalë ofenduese.

Si e shkelën ligjin policët e Operacionales

Duke parë në tërësi veprimet e kryera nga punonjësit e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Tiranë, të cilët kanë marrë pjesë në arrestimin e tij konstatohet se prej tyre ka shkelje ligjore.

Falsifikimi i akuzave

Gjatë trajtimit të ankesave të shtetasve të ndryshëm drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, janë ngritur pretendime se Policia e Shtetit iu ka atribuuar atyre padrejtësisht vepra penale të pakryera siç mund të jenë “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” me fjalë për ta penguar të kryejë detyrën apo duke ushtruar dhunë, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” etj, të cilat i kanë pasqyruar në Raportet e Shërbimit. Pas, 5 vjetësh nga ngjarja, akoma SHÇBA nuk ka çuar asnjë polic në pranga për këtë rast. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe kur, për herë të dytë Erald Alimehmeti rrihet në qeli dhe SHÇBA e merr vesh nga gjykata për skandalin.

Iconstyle

Etiketa: dhunapoliciaSHCBA

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Tërmeti i 26 nëntorit/ “Do t’u jepeshin çelësat para Vitit të Ri”, banorët akoma pa aplikuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.