Moti i keq, i shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta, ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke prekur edhe kryeqytetin, ku kanë ndodhur edhe disa incidente.
Në zonën afër Liceut Artistik “Jordan Misja”, është raportuar se një pemë është thyer dhe ka bllokuar rrugën, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pema ka rënë në një zonë me frekuentim të lartë nga qytetarët, duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve.
Sipas njoftimeve, policia ka marrë masa dhe ka rrethuar zonën për të parandaluar ndonjë incident të mëtejshëm.