Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Epidemiologu Alimehmeti shpjegon studimin e fundit gjerman për infektimin e fëmijëve me COVID-19

11:49 28/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një studim të fundit të publikuar në gjermani.

Fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar me koronavirus kur kanë një person pozitiv në familje si dhe kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!

Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesuar nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani).

Gjithashtu Alimehmeti ka shpjeguar disa të dhëna shumë interesante të studimit që është prepublikuar vetëm pak ditë më parë (22 Korrik 2021). Ai thotë se ky është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje. Një lajm shumë i mirë nga ky studim është se pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa.

Postimi i plotë i Ilir Alimehmetit

“Fëmijët janë si makina me kilometrazhin zero kundër COVID-19”
Cit.: Gurra popullore
Një vëzhgim krejt i thjeshtë nga kushdo e vërteton shumë lehtë që fëmijët e kalojnë shumë më lehtë COVID-19, si rrjedhojë përgjigja e tyre imunitare duke qartësisht më e mirë.
🇩🇪 Studimi i kryer nga një bashkëpunim institucionesh elitare gjermane, të kryesura nga Qendra Spitalore Pediatrike Universitare e Tübingen (Gjermani), dhe i prepublikuar vetëm 5 ditë më parë (22 Korrik 2021) është aktualisht studimi më i madh multicentrik që krahason përgjigjen e antitrupave të fëmijëve dhe të të rriturve në të njëjtat familje.
Në detaj, u studiuan:
328 familje me të paktën një rast pozitiv në periudhën Maj-Gusht 2020, nga të cilët

726 të rritur dhe
553 fëmijë.
Analizat u kryen në dy periudha të ndryshme pas infektimit:
109 ditë më pas (koha mediane e matjes së parë) dhe
340 ditë më pas (koha mediane e matjes së dytë).

U analizuan 23 lloje antigjenesh të ndryshme që përfshijnë:
SARS-CoV-2 origjinal,
Variante e shqetësimit (VOC) dhe
koronaviruset endemike njerëzore (HCoV).
Siç pritej qartë nga epidemiologjia popullore, rezultatet flasin për sëmundje shumë të lehtë te fëmijët dhe për përgjigje më të fortë të antitrupave në krahasim me të rriturit.
Ndër të ekspozuarit, u infektuan:

33.8% e fëmijëve dhe
57.9% e të rriturve.
Pra, qartësisht fëmijët kanë 41.6% gjasa më pak për t’u infektuar kur kanë një person pozitiv në familje.
Fëmijët gjithashtu kanë 5 fish më shumë gjasa ta kalojnë sëmundjen në mënyrë asimptomatike!
Periudha e parë (109 ditë më pas medianisht):
44.9% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë
8.7% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.
Periudha e dytë (340 ditë më pas medianisht):
45.7% e fëmijëve të infektuar ishin asimptomatikë
11.0% e të rriturve të infektuar ishin asimptomatikë.
Pavarësisht nga fakti që janë më shumë asimptomatikë, 11-12 muaj pas infektimit, fëmijët vazhdojnë të kenë më shumë antitrupa:
96.2% e fëmijëve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit, dhe
82.9% e të rriturve kanë antitrupa 11-12 muaj pas infektimit.
Infeksionet asimptomatike prodhonin të njëjtat nivele antitrupash si infeksionet simptomatike, qoftë te fëmijët, qoftë te të rriturit!
Tjetër gjetje inkurajuese në favor të fëmijëve është shkalla e shtrimit në spital:
0.00% e fëmijëve dhe
3.61% e të rriturve.
Autorët dalin në përfundimet:
Megjithëse fëmijët kanë ecuri klinike më të lehtë ose krejt asimptomatike pas infektimit me SARS-CoV-2, ata krijojnë një përgjigje imunitare antikorpale të fuqishme dhe të qëndrueshme në kohë.
Këto gjetje argumentojnë fort mbrojtjen e vazhdueshme pas infektimit dhe mund të informojë strategjitë e vaksinimit për fëmijët e shëruar nga SARS-CoV-2.
Pra, fjalia e fundit thotë në mënyrë diplomatike që këta fëmijë nuk kanë asnjë nevojë për t’u vaksinuar duke qenë se antitrupa janë aty dhe po bëjnë punën e tyre! Gjithashtu, është studiuar vetëm përgjigja e disa antitrupave dhe, siç kemi përmendur gjithmonë, imuniteti përmban edhe antitrupa të tjere (p.sh. IgA), përgjigje qelizore dhe përgjigje imunitare kujtese.
Deri sa informacioni të shtohet, mos u panikosni për fëmijët miqtë e mi!
Imuniteti i tyre (nëse nuk kanë sëmundje të tjera të rënda) bën punën e tij për mrekulli!
Lërini të lirë të luajnë, të shkollohen, të jetojnë!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Etiketa: epidemiologufunditshpjegonstudimin

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para
Kushi, mesazh maturantëve: Preferencat mund t’i zgjidhni mes datave 29 korrik dhe 3 gusht

Kushi, mesazh maturantëve: Preferencat mund t'i zgjidhni mes datave 29 korrik dhe 3 gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi ditor: 7 Qershor 2025

11:13 07/06/2025
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.