Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Energjia e rinovueshme/ Interes për energjinë eolike nga disa kompani, por ERE ka ulur çmimin…

11:06 17/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria ofron burime të shumta për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme nga era dhe dielli, por edhe burokracitë për zhvillimin e këtyre bizneseve janë të shumta.

Ato pengojnë shumë kompani që të futen seriozisht me investime në këtë sektor, duke bërë që kompani të ndryshme të paraqesin vetëm projekte që mbeten sirtarëve të ministrive.

Interesi për ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë nga era nuk ka munguar në vendin tonë, por deri më sot asnjë projekt nuk është konkretizuar.

Edhe pse të nxitura në të njëjtën kohë më shumë interes ka pasur drejt impianteve fotovoltaikë deri në 2MW, projekte që sot një pjesë janë në prodhim dhe deri në fund të qershorit kishin prodhuar 22 mijë MW/h energji.

Por duket se muajt e fundit ka një zgjim të interesit për impiantet eolikë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri me dije se, zonat që përfshijnë projektet që janë aktualisht në fazë shqyrtimi, janë në zonën e Himarës dhe Fierit.

MIE bëri me dije se: shoqëria “NATURAL ENERGY SYSTEM” sh.p.k ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë saj përmes një aplikimi për ndërtimin e një impianti eolik, për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW, në zonën e Semanit, Bashkia Fier, Qarku Fier.

Me herët ishte interesi nga shoqëria “SPARK WIND” sh.p.k që sipas MIE, ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti eolik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 3 MW, në Zonën e Pilurit, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë.

Sipas legjislacionit, impiantet fotovoltiakë deri në 2MW dhe ato eolikë deri në 3MW, mund të kalojnë vetëm më miratim të ministrit përgjegjës pa pasur nevojë që të kalojnë në qeveri, sikurse ndodh me konceisonet tipike.

Pas miratimit të kuadrit që nxiste këto impiante, Enti Rregullator i Energjisë, miratoi çmimin e energjisë për këtë kategori.

Ky çmim është rishikuar tre herë për fotovoltaikët, duke arritur në 71.2 euro/MW/h, ndërkohë që për eolikët u rishikua vetëm në muajin gusht, duke u vendosur 75.64 euro/MW/h nga 76 euro/MW/h që ishte më herët.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: çmimenergjiaeraprojekt

Të tjera

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin
Aktualitet

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

Nga Irena Beqiraj Mesazh për mazhorancën! Nuk duheshin 16 mijë faqe! 10 faqe do të mjaftonin për të detyruar mazhorancën...

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total
Aktualitet

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Ndërsa Edi Rama shfaqet para kamerave duke folur për “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike”, “shtet digjital modern” dhe “ushtri...

15:53 30/12/2025
Para

Konflikti degjeneron në plumba, pronari i lokalit plagos klientin në Kamëz (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

14:47 30/12/2025
Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.