Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Energjia diellore e Europës/ Importi i prodhimeve kineze dhe synimet ekologjike

11:01 09/03/2024
Reading Time: 5 min lexim

Një tabelë pranë selisë së Komisionit Europian në Bruksel tregon disa punëtorë që po veshin fasadën e saj 13-katëshe, me panele diellore. Ky ilustrim mund të duket si një shaka mizore për banorët e kryeqytetit belg, qielli i të cilit mund të përshkruhet si “pesëdhjetë hijet e hirta”. Por falë dekreteve të gjelbra të hartuara nga Bashkimi Europian, fushat dhe çatitë e kontinentit po shtrohen gjithnjë e më shumë me panele fotovoltaike, shkruan The Economist.

Në vitin 2023, çdo javë instalohej një sasi energjie diellore e barasvlefshme me një central bërthamor. Vetëm në tre vitet e fundit, në rrjetet energjetike të BE-së, janë instaluar pothuajse po aq panele fotovoltaike sa ç’janë instaluar që nga koha kur kjo industri u krijua në fillimin e shekullit. Deri në vitin 2030, blloku synon të trefishojë numrin e paneleve diellore, duke mbuluar një sipërfaqe më të madhe se 300,000 fusha futbolli, ose njëzet e katër herë më të madhe se Parisi.

Rrezja e papritur e shpresës

Sektori i energjisë diellore duket se ka qenë një rreze e papritur shprese për një kontinent që ende po lëkundet nga ndërprerja e furnizimit me gaz rus. Por mes brohoritjeve, ka disa që po bëjnë thirrje për ndihmë. Kompanitë që prodhojnë panele diellore në Europë, po shkojnë drejt falimentimit. Perspektiva e tyre nuk është e turbullt, por krejt apokaliptike. Kjo sepse lulëzimi i energjisë diellore në Europë, në të vërtetë është i lidhur shumë me prodhimin kinez: plot 95% e moduleve të instaluara në BE, importohen nga Kina, prodhuesi më i madh në botë, që mund t’i prodhojë ato me çmime shumë më të lira.

Kjo i ka shqetësuar politikanët europianë. Një nga argumentet që ju paraqit votuesve skeptikë ndaj tranzicionit ekologjik, ishte se energjia e gjelbër nuk do të shërbente thjesht për të shmangur ndryshimin e klimës, por gjithashtu do ta bënte Europën një kontinent më elastik dhe më pak të varur nga gazi rus, dhe do të mundësonte krijimin e më shumë vendeve të reja pune. A do të kishte kuptim nëse europianët do t’i përmbushnin synimet ekologjike duke përdorur panele diellore kineze, duke u varur kështu nga një tjetër regjim autokratik si Kina? Për disa mallra me efekte ekologjike, si automjetet elektrike, do të ketë shkëmbime të vendeve të punës, ndryshime në sigurinë ekonomike dhe në synimet mjedisore. Por në rastin e energjisë diellore, kontinenti nuk duhet të shqetësohet dhe mund të përqafojë pa merak qelizat fotovoltaike kineze. Për këtë ka një argument të fortë.

Së pari, është e qartë se importet e lira kineze kanë nxitur maninë e instalimit të paneleve fotovoltaike. Në fillim të viteve 2010, Europa pengoi importimin e moduleve diellore kineze në kontinent, pasi prodhuesit e BE-së në vështirësi financiare, arritën të lobonin me sukses për kufizime importi. Si pasojë, shpërndarja e rrjeteve diellore ra me shpejtësi: konsumatorët dhe shërbimet komunale nuk janë të gatshëm të shpenzojnë sasi të mëdha parash për energji elektrike ekologjike. Sapo u hoqën kufizimet tregtare gjashtë vite më parë, instalimet e paneleve diellore u rritën përsëri. Tani prodhuesit europianë të paneleve diellore po lobojnë përsëri për të kufizuar importet nga Kina, ose të paktën për të subvencionuar prodhimet europiane.

Por duke pasur parasysh se panelet kineze tani shiten me gjysmën e kostos së atyre europiane (për shkak të kostos së lirë të punës dhe energjisë, si dhe mbështetjes së bollshme nga shteti kinez), kjo do të nënkuptonte se duhen ofruar nivele të jashtëzakonshme ndihmash financiare për prodhuesit europianë. Por a nuk është një shtrembërim i vogël i tregut, një çmim që ia vlen të paguhet, për të pasur një burim energjie të prodhuar në atdhe? Ky është mendimi i Francës, politikanët e së cilës duket se i klasifikojnë shumë industri si “strategjike” (një prodhues kosi dikur u mbajt jashtë kthetrave të një rivali amerikan, pikërisht për këtë arsye).

“Sovraniteti mund të ketë një kosto, por gjithashtu nuk ka çmim”, tha së fundmi zëvendësambasadori francez në BE, duke reflektuar bindjet e vendit të tij. Disa nuk dëshirojnë të porosisin panele diellore nga Kina për arsye morale, sepse mbi një e treta e një prej përbërësve kryesorë të paneleve, vjen nga rajoni Xinjiang, ku praktikohet puna e detyruar. Por në Europë ka dy frika kryesore. E para është se Kina mund të vendosë të ndërpresë furnizimin me panele diellore, njëlloj siç bëri Vladimir Putin me gazin rus, duke e lënë kështu Europën edhe një herë në baltë. E dyta është se Kina mund të manipulojë tregun e prodhimit të energjisë diellore, dhe pastaj të rrisë çmimet pasi prodhuesit e tjerë të jenë zhdukur nga tregu.

Paralelizmi me Rusinë është “i pagjasë”, thotë Simone Tagliapietra nga Instituti kërkimor Bruegel në Bruksel, në një dokument të publikuar këtë javë mbi meritat e importeve diellore. Prurjet e gazit ndalojnë menjëherë sapo pritet një tubacion, ndërsa panelet diellore të instaluara tashmë, vazhdojnë të prodhojnë energji. Tani, në BE janë grumbulluar mjaftueshëm module, sa për të instaluar panele për më shumë se një vit. Kina gjithashtu do të vuante në rast se Europa nuk do të krijonte mjaftueshëm teknologji të gjelbër, duke pasur parasysh efektet e ndryshimeve klimatike në planet.

Dhe shumë prodhues të tjerë, veçanërisht Amerika, e cila po ofron subvencione të mëdha për çdo panel diellor të prodhuar në vend në përpjekjen për të kufizuar varësinë nga Kina, po hyjnë në këtë betejë, duke u dhënë kështu europianëve shumë zgjedhje për të ardhmen. Po vendet e punës? Mbrojtja e disa fabrikave europiane të paneleve diellore, pa dyshim që do të ndihmonte punëtorët. Por rritja e çmimeve do të ngadalësonte instalimin e paneleve. Kjo nga ana tjetër, do të shkatërronte vendet e punës që lidhen me instalimin e paneleve diellore, thekson instituti Bruegel. Me përjashtim të inxhinierëve kinezë që vijnë në Belgjikë për të instaluar panele në çati, këto punë nuk pritet të humben së shpejti.

Aty ku dielli nuk ndriçon

BE-ja nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar mbi këtë çështje. Më 6 shkurt, komisioni parashtroi planet për të ulur emetimet e gazrave serë me 90%, deri në vitin 2040. Por “Akti Neto Zero i Industrisë”, që u vendos këtë javë, kërkon që 40% e teknologjive të gjelbra, të prodhohen brenda kontinentit deri në vitin 2030. Askush nuk e di se si një industri e qëndrueshme diellore mund të lulëzojë brenda pak viteve, pa u ndihmuar nga ligje proteksioniste. Ligji i ri do t’i nxisë firmat të shikojnë përtej një furnizuesi të vetëm global (si Kina) për projektet e teknologjisë së gjelbër të financuara me paratë publike, duke i shtyrë importuesit të marrin panele nga India, për shembull. Dhe të gjithë janë dakord se inxhinierët në Europë, duhet të jenë ndër ata që shpikin modulet diellore të së ardhmes.

Duke pasur parasysh punëtorët e paguar mirë, kostot e larta të energjisë dhe zinxhirët e dobët të furnizimit industrial, BE-ja nuk duhet të prodhojë qeliza fotovoltaike për energji diellore. Ata që shqetësohen për “autonominë strategjike” të stilit francez, duhet të shpenzojnë para në fushën e mbrojtjes, jo në industri të përkëdhelura, që kurrë nuk do të jenë në gjendje të nxjerrin fitim. Europa ka shansin të bëhet ekologjike shpejt dhe me çmim të ulët, përmes importeve. Ajo duhet ta shfrytëzojë këtë shans./ Monitor

Etiketa: energjia diellore

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
“Kjo është finalja ime”, Erdogan do të tërhiqet nga politika

“Kjo është finalja ime”, Erdogan do të tërhiqet nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.