Milani ka nisur zyrtarisht një revolucion të thellë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League.
Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka vendosur të ndryshojë strukturën drejtuese dhe stafin teknik të skuadrës, duke marrë masa të menjëhershme pas mosarritjes së objektivave sezonalë.
Klubi ka zyrtarizuar shkarkimin e administratorit të deleguar Giorgio Furlani, drejtorit sportiv Igli Tare dhe shefit të skautizmit Geoffrey Moncada.
Ndryshimet prekin edhe pankinën, ku largohet trajneri Massimiliano Allegri. Dështimi për të siguruar vendin në Champions League ka ndalur rinovimin e kontratës së tij.
I vetmi që ka shpëtuar nga ky spastrim është Zlatan Ibrahimovic, i cili vijon të mbajë rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.







