Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zjarri në Pish Poro, raporti: 1.2 milionë dollarë dëme

21:00 01/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyrore të Pishë Porosë, në Fier, ka djegur plotësisht një sipërfaqe pyjore me pisha prej 365, 78 hektarë e cila nuk mund të gjenerohet më në rrugë natyrore.

 

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në përgjigje të një kërkese për informim të Zërit të Amerikës tha se vlera e dëmit të përllogaritur, sipas akteve ligjore, kap shifrën e 1,2 milionë dollarëve. Sipas Agjencisë zjarri që nisi më 23 shtator dhe vijoi disa ditë përshkoi një sipërfaqe të përgjithshme prej 818.5 hektarë.

 

Të dhënat për dëmtimet nga zjarri masiv u mblodhën në terren nga një grup përfaqësuesish, jo vetëm të institucioneve, por edhe Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe organizatave të shoqërisë civile. Një raport i hartuar prej tyre jep më shumë të dhëna për zonat pyjore të djegura plotësisht, që nuk mund të rigjenerohen dhe duhen të priten dhe zonat ku duhen kryer pastrime të parcelave pyjore.

 

Pasojat e djegies së masiveve të mëdha pyjore në zonën e mbrojtur natyrore “Pishë Poro –Nartë”, sipas specialistëve pritet të jenë të mëdha për sa i përket erozionit dhe depërtimit të detit në tokë.

 

Brezi i pishave të buta halore, mbjellë rreth shtatëdhjetë vite më parë, shërbente si mbrojtje dhe dëmet nga zjarri herë pas herë po e degradojnë këtë masë mbrojtëse në pjesën më të madhe të kësaj zone bregdetare. Pamjet me dron të këtyre ditëve në bregdetin e Semanit flasin për sipërfaqet e mëdha pyjore që janë djegur plotësisht dhe nuk kanë më rol mbrojtës si dhe të ujrave të detit që depërtojnë në thellësi të tokës.

 

Zjarri i shtatorit të këtij viti ishte me pasojat më të mëdha të këtyre viteve të fundit dhe autoritetet prej 10 ditësh nuk arritën të vinin kontroll për shkak të erërave të forta dhe pamundësisë për të depërtuar në brendësi të vatrave të zjarrit

 

Ministria e Mbrojtjes në përgjigje të një kërkese për informim i tha Zërit të Amerikës se 910 forca operacionale dhe 106 mjete u angazhuan në operacion dhe në mbështetje të tyre në terren, operuan nga ajri 2 avionë CANADAIR, të ofruar nga shteti grek në kuadër të aktivizimit të Mekanizmi Europian të Mbrojtjes Civile duke kryer 24 hedhje me ujë nga ajri.

 

Specialistët e mjedisit vlerësojnë se Shqipëria duhet të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin e zjarreve pasi bashkitë kanë pak mjete, shumica e tyre të vjetruara, ndërsa këtë vit emergjencat civile shqiptare nuk kishin asnjë mjet efektiv për ndërhyrjet nga ajri për shuarjen e zjarreve./VOA

Të tjera

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi
Aktualitet

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti...

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet që goditën fshatrat e Sukthit dhe detyruan evakuimin e banorëve kanë vënë nën hetim të drejtpërdrejtë Bashkia Durrës. Prokuroria...

12:51 05/02/2026
Para
Shkup/ Dy burra abuzojnë seksualisht dy të mitura, tutorja i filmon gjatë aktit

Shkup/ Dy burra abuzojnë seksualisht dy të mitura, tutorja i filmon gjatë aktit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente zyrtare në Bashki

12:51 05/02/2026
U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

U shuan duke pritur darkën që nuk e hëngrën kurrë, tragjedia e rrjedhjes së gazit që shoi familjen shqiptare në Itali

12:25 05/02/2026
Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

Banorët e Velipojës zhvendosin protestën në Tiranë, para SPAK: Kërkojmë pronat tona

11:48 05/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.