Skip to content
Të Gjitha

Zjarret në Greqi/ Shqiptari rrëmben 25 emigrantë të paligjshëm: Duan të na djegin bastardët (VIDEO)

· 2 min lexim

Teksa Greqia është përfshirë nga zjarret masive, një shqiptar bën  një veprim të paprecedentë.

Shqiptari prej 33 vitesh banues në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët flakët ditën e djeshme Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”.

Apostolos (Astrit) Tota më origjinë nga Kukësi, në videon e publikuar ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.

Evidentohet se në videon e postuar ai bën komente raciste dhe po ashtu bën thirrje për një program në lidhje me emigrantët e paligjshëm të cilët ndodhen në pyjet greke, kryesisht vijnë nga Turqia dhe që duan të shkojnë drejt Greqisë Perëndimore.

“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, shprehet shqiptari teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

 

Ndërkohë që nuk ka vonuar shumë dhe Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë