Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka dëmtuar të gjithë ambientin, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.