Skip to content
Kryesore

Zjarr në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka në Parkun Natyror Korab-Koritnik

· 1 min lexim

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror Korab-Koritnik në Dibër. Gjithashtu zjarri është pikasur mbrëmjen e djeshme, ku janë djegur dëllinje e shkurre.

Ndërkohë për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 80 forca nga Shërbimi zjarrfikës Peshkopi, ADZM- Dibër, Drejtorisë së Pyjeve të Bashkisë, Njësia Administrative Maqellarë, si dhe punonjës të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë Dibër.

Po ashtu punohet për izolimin e plotë të zjarrit, por terreni shumë i vështirë dhe mbetjet e drunjve të prera ndër vite, bëhen pengesë.