Skip to content
Aktualitet

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Shkodër! Vdes i moshuari (Emri)

· 2 min lexim

Një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen ‘Ahmet Haxhia’ në Zdrale të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele.

Zjarri është i përmasave të mëdha.

Brenda në shtëpi ka qenë një i moshuar, i cili fillimisht u mendua se ishte gjallë, por pasi u ul në tokë u zbulua se kishte ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Ismet Abdurrahmani.

Nga raportimet në terren, mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe tre mjete zjarrfikëse për të shuar flakët.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër

Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.