Një fëmijë 11-vjeçar rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh në Tiranë, ndërsa familja e tij ka humbur çdo kontakt me të që nga paraditja e djeshme.
Bëhet fjalë për Dritan Demën, 11 vjeç, i cili është parë për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari” në Shkozë. Sipas informacioneve të siguruara, ai ka humbur kontaktet me familjen paraditen e sotme, rreth orës 09:00-10:00, dhe që nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.
Në momentin kur është parë për herë të fundit, Dritani ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe atlete bardh e zi.
Familjarët kanë bërë denoncimin në komisariat dhe po presin çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Të afërmit apelojnë për ndihmën e qytetarëve dhe kërkojnë që kushdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e 11-vjeçarit të njoftojë menjëherë autoritetet ose të telefonojë në numrin: +355 68 362 9773. Në çdo rast informacioni të disponueshëm, mund të kontaktoni lirisht edhe redaksinë tonë.








