Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjerimi i Greqisë në detin Jon, Rama i kundërpërgjigjet Metës: Nuk kemi marrëveshje me palën greke, çështja ka shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare!

19:44 28/12/2020
Reading Time: 2 min lexim

Pas deklaratës së Presidentit Meta paraditen e sotme lidhur me çështjen e zgjerimit të Greqisë 12 milje në detin Jon, ku presidenti deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zytar lidhur me procesin e negociatave dypalëshe, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Në përgjigjen e tij, me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Rama shkruan se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje dhe pikërisht për këtë arsye do të shkojnë në gjyq ndërkombëtar.

Kreu i ekzekutivit, përsëriti sërish se nuk bëhet fjalë për zgjerimin me 12 milje, pasi kjo është e trajtuar qartë në Konventën Ndërkombëtare, por bëhet fjalë për kufirin e hapësirës ndërkombëtare.

“Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq! Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!”, ka shkruar kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të Drejtën Ndërkombëtare të Detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë!

Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI!

Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like!

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Greqia njoftoi zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Ky lajmi hapi një debat të nxehtë në politikën shqiptare.

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se qeveria po shet detin, ndërsa i dërgoi zyrtarisht edhe 6 pyetje në lidhje me këtë çështje, duke i kërkuar transparencë.

Rama ndërkohë iu kundërpërgjigj shkurt Partisë Demokratike, se është një marrëzi e madhe akuza për shitjen e detit, ndërsa shtoi se Greqia ka zbatuar të drejtën e saj bazuar në konventë ndërkombëtare për t’u zgjeruar në detin Jon.

Ndërkohë ditën e sotme, presidenti Meta, u shpreh se nisur nga shqetësimet e qytetarëve ka kërkuar informacion lidhur me diskutimet mes dy vendeve për çështjen e zgjerimit të palës greke 12 milje në detin Jon./Gazetareforma.com/

Etiketa: 12 miljeCeshtja e detitDeklaratatdeti jonKunderpergjigjiaMetaramaZgjerimi i Greqise

Të tjera

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje
Aktualitet

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Protesta në Baks Rrjoll u përshkallëzua fort këtë fundjavë. Banorët thyen mjetet e “Brecani shpk”, e kontraktuar për ruajtjen e...

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë
Kryesore

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

Një 7 vjeçar humbi jetën në një kryqëzim, pasi u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës. Sipas hetimeve, fëmija...

17:25 28/02/2026
Para

Misioni i OFL-së plot 11 muaj, deri më tani asnjë pronë e konfiskuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

Rrjolli përshkallëzohet në fundjavë: Rojet në kanal, mjetet e Bashkim Ulajt dhe ‘Breçani Security’ të shkatërruara, opozita në heshtje

12:46 01/03/2026
E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

E shtypën dy makina, por e la në rrugë një sistem i tërë: Tragjedia e 7-vjeçarit në semafor dhe iluzioni se po ndihmojmë

17:25 28/02/2026
“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

“Janë një kamion me video të turpshme në zyrën e Agasit, të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë”/ Berisha: KM s’del më nga shtëpia nëse publikohen

15:53 28/02/2026
“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

“Si kam vuajtur këto gjashtë vitet e tërmetit, mos i harrofsha”/ 70-vjeçarja në Kurbin ende pa shtëpi, 6 vite pas 26 nëntorit dhe me rindërtimin e lënë përgjysmë

12:31 28/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.