Skip to content
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare, sa është pjesëmarrja deri tani?

· 1 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e ditës së sotme, ku deri në orën 17:00 rezulton se kanë marrë pjesë 38.35% e votuesve në rang vendi.

Qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe do të vijojnë të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Në këtë proces zgjedhor janë thirrur të ushtrojnë të drejtën e votës 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve rreth 114 mijë janë votues për herë të parë.