Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës: Studentët ‘ultimatum’ ministres Shahini

17:33 04/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Më 30 prill u raportua se Universiteti i Tiranë do zhvillojë zgjedhjet për rektor dhe anëtarë të senatit, ndonëse sistemi i lartë arsimor është i ngrirë, prej fillimit të pandemisë.

Në datën 4 prill kanë nisur edhe aplikimet për rektorin dhe anëtarët e senatit, pavarësisht se Universiteti është i mbyllur dhe aktualisht nuk ka asnjë studentë, ndërkohë që në vendimin e firmosur nga 7 anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në UT, përcaktohet qartë se faza e dorëzimit të aplikimeve mbyllet në datën 8 maj.

LEXO: Universiteti i Tiranës zgjedhje në kohë pandemie dhe pa studentët: Hap garën për rektor dhe anëtarë senati 

Mirëpo, kjo gjë nuk u ka pëlqyer studentëve, që kanë të drejtë të votojnë, por duke qenë se nuk janë kthyer në auditore, vota e tyre nuk do përfshihet në zgjedhjet e 12 qershorit.

Ata kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të shtyhen, pasi në këtë kohë është e pamundur për shkak të pandemisë dhe këto kërkesa ata i kanë bërë me anë të një letre të hapur drejtuar ministers Besa Shahini, ku kërkojnë shtyrjen e datës, pasi tani ndodhen të gjithë të izoluar për shkak të Covid-19 dhe procesi nuk do jetë i rregullt.

Studentët shprehen se një tjetër element që cënon integritetin e procesit e rrjedhimisht të vetë institucionit është konflikti institucional mes Rektorit, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ku secila palë akuzon tjetrën për paligjshmërinë dhe veprimtari në mungesë të mandatit.

Prandaj ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.

LETRA E PLOTË
Në vijim të Urdhrit nr.99 datë 26.03.2020 “PËR DISA NDRYSHIME NË URDHËRIN NR.8, DATË 14.01.2020 PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, paraqesim kërkesën tonë, si me poshtë vijon:

Sipas urdhrit të sipërpërmendur fushata zgjedhore fillon me datë 11.05.2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 12.06.2020, ndërkohë që studentët akoma nuk janë kthyer në auditore dhe jeta universitetare nuk është stabilizuar ende. Në nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, cilësohet shprehimisht se “Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asambleve të personelit akademik të njësive kryesore dhe studentët”. Sipas vleresimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizates Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojne në perhapjen e metejshme të Covid-19, si dhe masat e marra nga shteti shqiptar, ky proces është i parealizueshem dhe nuk garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Më tej, po në vazhdën e efekteve të masave të ndermarra në kuadër të pandemise Covid-19, duam t’ju sjellim në vemendje se në keto rrethana, procesi i zhvillimit të fushates dhe prezantimit të platformes nga kandidatet për Senat Akademik dhe Rektor, është perjashtues dhe i pamundur. Për më tepër, po i’u rikujtojmë se me vendim të Parlamentit të Shqipërisë, vendi jonë gjendet në masa të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë deri në datën 23.06.2020 dhe referuar nenit 170, pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, “ Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum si dhe nuk mund të zgjidhet President i ri”. Ne besojmë se edhe zgjedhjet për organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilat janë të një rëndësie dhe hierarkie më të ulët se të sipërpërmendurat gjithashtu nuk duhet të zhvillohen. Këtë e përforcon edhe rregullorja “PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE NË SENATIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN E TIRANËS” në nenin 38, pika 1, gërma b e të cilit thuhet shprehimisht se zgjedhjet mund të anullohet në rast se “kanë ndodhur fatëkeqësi natyrore në përmasa të atilla, që kanë penguar pjesëmarrjen e zgjedhësve në votim”.
Sipas nesh, çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e pjesëmarrjes se studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar keshtu integritetin e vetë procesit. Një tjetër element që cenon integritetin e procesit e rrjedhimisht të vetë institucionit është konflikti institucional mes Rektorit, Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, ku secila palë akuzon tjetrën për paligjshmërinë dhe veprimtari në mungesë të mandatit. Në të tilla kushte, ne kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor në universitete dhe rifillimin e tij në një moment të dytë, pas stabilizimit te jetës studentore universitare.

Etiketa: Besa Shahinistudentetzgjedhjet ne universitete

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Aktualitet

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë nisur zyrtarisht sot në orën 07:00, me hapjen e 5,225 qendrave të votimit në të...

08:13 11/05/2025
Horoskopi ditor 20 Shtator 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

Dashi Do të ndiheni shumë mirë nëse ndani lumturinë tuaj me të tjerët. Dikush me të cilin jetoni mund të...

07:54 11/05/2025
Para

"Gomari i pabindur" fut në sherr 2 vëllezër në Tiranë: Dhunohen me dru e leva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

08:13 11/05/2025
Horoskopi ditor 20 Shtator 2024

Horoskopi sot: 11 Maj 2025

07:54 11/05/2025
Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.