Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet në SHBA/ Ja kush janë shqiptarët e njohur që treguan pëlqimet e tyre për kandidatët

20:04 03/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Sot Amerika voton në një palë zgjedhje që kanë mbajtur në ankth jo vetëm amerikanët, por mbarë botën. Donald Trump garon përballë Joe Biden, në një garë ky sondazhet i japin një avantazh rivalit demokrat.

Por sipas një sondazhi të fundit, Donald Trump, i republikanëve e ka ngushtuar hendekun në gjashtë shtete kyçe për zgjedhjet. Bëhet fjalë për shtetet Arizona, Florida, Miçigan, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsin.

Në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për amerikanët dhe jo vetëm, nuk mund të mungonte dhe prezenca e shqiptarëve dhe ndikimit që ato kanë te votuesit shqiptarë në SHBA. Që në fillim të garës mes dy kandidatëve, figurat e njohura publike shfaqën hapur bindjet e tyre politike dhe preferencat për kandidatët në garë.

E para që shfaqi pëlqimin e saj për një nga kandidatët ishte këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Para pak javësh Dua ndau një video mesazh për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë. Artistja shqiptare iu drejtua fansave të saj të votojnë kandidatin demokrat Joe Biden, duek përmendur mbështetjen e vazhdueshme që Biden ka treguar ndaj Kosovës gjatë luftës me Serbinë.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Dua Lipa. Vota juaj nuk ka qenë kurrë kaq e plotfuqishme. Joe Biden na qëndroi pranë kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore. Dhe ai dhe Kamala Harris besuan në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare. Për ju që po votoni për herë të parë, jam kaq krenare, bëjeni një ditë që mbahet mend, sillni familjarët tuaj dhe bëjeni një ditë për t’u festuar. Bëhuni ndryshimi që na duhet”, thotë Lipa.

🇺🇸🇦🇱 @DUALIPA's message at the Albanian American rally for #BidenHarris 🇦🇱🇽🇰
“Biden stood by us when Kosovo was facing a humanitarian catastrophe… Your vote has never been so powerful.” #statenislandAlbanian #SIAlbanians #Albanian #statenisland pic.twitter.com/BU5sfINvFK

— Staten Island Albanians 🇦🇱🇺🇸 (@SiAlbanians) October 9, 2020

Të njëjtin mendim me Duan, ka edhe kreu i  i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili shpërndau në Facebook një video ku shprehet se Biden ka qenë një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve. Kurti ka thënë se një votë për Joe është  një mundësi e përbashkët për drejtësi dhe liri.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur  i shqiptarëve në Ballkan.  Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri ndërhyrje amerikane në Bosnjë dhe më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës.Shqiptarët kanë një mik të vërtetë dhe alet të dëshmuar te Joe Biden. Një fitore e Biden-it do të kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut.

Por në këto zgjedhje dhe në këtë garë nuk mund të mungonte kurrsesi këngëtrja shqiptare Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton në Amerikë. Por Bleona ndryshe nga të sipër përmendurit, doli hapur duke mbëshetur kandidatin  republikan Donald Trump.

Në një postim në Instagram, Bleona ftoi të gjithë shqiptarët që jetojnë në Amerikë që të votojnë presidentin Trump duke u kujtuar atyre 45 vitet e komunizmit.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit në mënyre unanime të mbështesin Presidentin Donald J. Trump, @realdonaldtrump personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj të gjithëve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Toënship, Micigan. per nje feste madheshtore!”, ka shkruar këngëtarja mes të tjerash.

Votimi në Amerikë ende nuk kanë mbaruar dhe pritet të dalin rezultatet e plota për të parë se kë kanë votuar amerikanët dhe shqiptarët që jetojnë në SHBA. Pasi cilido kandidat të fitojë ndikimi i tij do të jetë shumë i madh për vendin tonë.

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Trump bën padinë e parë për zgjedhjet, probleme në Filadelfia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.