Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet lokale/ Zbardhen emrat e kandidatëve të PS-së

· 2 min lexim

Anëtarësia e Partisë Socialiste ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me praninë e kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku janë diskutuar disa nga emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.

Kryesocialisti Edi Rama për rreth 4 orë e gjysëm ka zhvilluar në seline e PS-së takime me të deleguarit e kryesisë së kësaj force poltike në të 12 qarqet. Diskutimet janë përqëndruar tek kandidaturat e PS-së për secilën bashki në qarqet e të gjithë vendit.

Mësohet se në garë për Bashkinë e Tiranës është konfirmuar Erion Veliaj, për Fierin socialisti Armando Subashi dhe për Korçën Sotiraq Filo.

Sipas burimeve të “balkanweb” për Bashkinë e Vlorës ka pasur diskutime për kandidatin, por më shumë mundësi mund të konfirmohet sërish Dritan Leli.

Emrat surprizë në garën për kryebashkiak janë deputetja Reme Lala për Bashkinë e Dibrës dhe deputeti tjetër i PS Flamur Golemi, i cili do të kandidijë në Gjirokastër.

Gjithashtu, për Bashkinë e Kukësit do të kandidojë Safet Gjici, për Lezhën Pjerin Ndreu dhe për Elbasanin prefekti Gentian Llatja. Dhe në qytetin e Shkodrës do të kandidojë prefekti i sapozgjedhur Valdrin Pjetri, kurse në Berat ish-zv.ministri i Arsimit Ervin Demo.

Mesohet se dy bashkitë me popullsi minoritare Pusteci dhe Finiqi do t’i lihen aleatëve.

Gjatë diskutimeve me të deleguarit në qarqe, kryesocialisti Rama ka qenë i shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla.

Pritet që vendimi përfundimtar për listen e kandidatëve për të gjitha bashkitë te merret në mbedhjen e mëngjesit të së shtunes te kryesisë së PS-së.