Skip to content
Të Gjitha

Zgjedhjet lokale/ Rudina Hajdari krijon partinë e saj, i bashkohen edhe nga kasta e vjetër e PD-së

· 1 min lexim

Një tjetër parti i shtohet listës në vendin tonë dhe kjo e fundit do të ketë si kryetare, Rudina Hajdarin.

Vetëm dy ditë pasi u zgjodh nga kreu i Parlamentit si kryetarja e Grupit Parlamentar, Hajdari ka lajmëruar se partia më e re e drejtuar prej saj do të quhet “Bindja Demokratike” dhe ditën e martë do të regjistrohet në zgjedhjet lokale.

Vendimi është bërë publik në mbledhjen e thirrur nga Hajdari me grupin parlamentar dhe mesa duket jo të gjithë deputetët kanë qenë dakord.

Megjithatë vendimi sipas Hajdarit tashmë është i marrë  dhe ditën e martë, që shënohet edhe si dita e fundit kur partitë mund të regjistrohen në zgjedhje, do të ndodhë edhe regjistrimi i kësaj partie.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse figura të tjera të së djathtës do t’i bashkohen kësaj lëvizje politike.