Skip to content
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore, PS fiton në Vorë dhe Rrogozhinë, ja si paraqitet situata në 4 bashkitë e tjera

· 2 min lexim

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, përkatësisht në gjashtë bashki të vendit, atë të Vorës, Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnëjs dhe Rrogozhinës.  Deri më tani ka dalur rezultati final në bashkinë e Vorës, ku ka fituar kandidati i Partisë Socialiste.  Kandidati socialist Blerim Shera mori 7.530 vota, i ndjekur nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana, i cili mori 2.598 vota. Në vend të tretë u rendit Ymer Marku, kandidati i Partisë Demokratike, i cili mori vetëm 687 vota.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Vorës.

“I kemi rezultatet e të gjitha qendrave të votimit të Bashkisë Vorë. Pjesëmarrja janë 11,096 zgjedhës të Bashkisë Vorë. Kandidati Lulzim Vrana i ‘Shtëpisë së Lirisë” ka marrë 2589 vota. Blerim Shera i Partisë Socialiste 7530 dhe Ymer Marku i Partisë Demokratike ka 687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin nuk zgjedh asnjë kandidat. Ky është rezultati paraprak”, deklaroi Celibashi.

Numërimi ka përfunduar në Bashkinë Rrogozhinë, fitoren e së cilës e morën sërish socialistët ndërsa në vendin e dytë u rendit kandidati i PD-së.Sipas të dhënave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë për Bashkinë e Rrogozhinës.

Partia Socialiste:
Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%

Partia Demokratike:
Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:
Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%

Ndërkohë që situata në bashkitë e tjera paraqitet e tillë:

Në Dibër kryeson Rahim Spahiu, kandidat i Partisë Socialiste me 7,556 vota (63.62%), I ndjekur pas nga kandidati I Partisë Demokratike me Luan Haka me 1,965 vota (16.55%), ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” e përfaqësuar nga kandidati Premtim Kryemadhi ka marrë 2,310  vota, ndërkohë  partia LRE renditet e fundit me vetëm 45 vota.

Në Durrës situata deri më tani paraqitet kështu:

Emiriana Sako i PS ka marrë 20,755 vota (57.78%)

Luan Hoti i PD ka marrë 4,784 vota  (13.32%)

Ardian Muka i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka marrë  10,379  vota  (28.90%)

 

Në Lushnjë situata paraqitet e tillë:

Eriselda Sefa e Ps ka marrë   6,395  vota (57.62%)

Indrit Sefa i PD ka marrë 3,043 vota (10.70%)

Elton Bano i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ka marër 9,014 vota (31.68%)

Në Shkodër situata paraqitet kështu deri më tani:

Majlinda Angon e PS  ka marrë 12,922 vota ose 39.66%

Xhemal Bushati i PD ka marrë 5,111 vota ose 15.69%

Bardh Spahia i SHL ka marrë   14,545 vota ose 44.65%