Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhjet e 11 majit 2025: Historia e një tradhtie të paralajmëruar

00:12 14/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Zgjedhjet e 11 majit 2025 po shndërrohen në një farsë të re, por kësaj radhe me përmasa tragjike për demokracinë shqiptare. Nuk është rastësi që të dyja palët – si Rama ashtu dhe Berisha – po hedhin në koshin e plehrave pikërisht figurat më të votuara, më kritike dhe më të pavarura brenda radhëve të tyre.

Ky është produkti i një pakti të fshehtë që nisi që në vitin 2008, kur mbi gjakun ende të ngrohtë të viktimave të Gërdecit, dy “armiqtë” nënshkruan marrëveshjen e parë diabolike.

Sot, 17 vjet më vonë, historia po përsëritet me të njëjtin skenar, por me pasoja edhe më të rënda. Në PD, fituesit e Primareve u caktuan në lista të hapura. Një prej tyre, Jorida Tabaku, vendosi të vazhdojë garën, por të tjerë dhanë dorëheqjen në mënyrë sistematike nga listat: Dashnor Sula, Hysen Kadiu, Ilir Krosi etj.

Në fakt ata po zëvendësohen me kukulla të bindura ndaj “liderit suprem”. Rasti i Floriana Garos në Durrës, e cila me vetëm 32 vota vendoset në listën e sigurt, është shembulli më i pastër i kësaj farse.

Në krahun tjetër, Rama po vepron me të njëjtën logjikë. Largimi i 25 deputetëve aktualë nuk është një proces rifreskimi siç propagandohet, por një spastrim i radhëve nga zërat potencialisht kritikë. Skandaloze është futja në lista e figurave të dyshuara për korrupsion si ish-gardisti i 21 janarit Agron Malaj, i cili po kërkon strehë në parlament për t’i shpëtuar SPAK-ut.

Të dyja palët po ndjekin të njëjtën strategji: të mbushin parlamentin me besnikë të verbër që do të votojnë pa pyetur për asgjë. Helidon Bushati, Kasem Mahmutaj, Eralda Bano, Emilja Kolici dhe dhjetëra të tjerë në PD kanë refuzuar të bëhen pjesë e kësaj loje. Ndërsa në PS, figura si Petro Koçi, Nasip Naço e Laert Duraj kanë preferuar të largohen.

Ajo që po ndodh nuk është thjesht një luftë për pushtet – është një atentat i organizuar kundër demokracisë. Pakti i fshehtë Rama-Berisha ka një qëllim të dyfishtë: t’u shpëtojnë hetimeve të SPAK-ut dhe të ruajnë pushtetin absolut brenda partive të tyre. Për ta arritur këtë, po sakrifikojnë çdo parim, duke filluar nga respektimi i votës së anëtarësisë.

Parlamenti po kthehet në një strehë luksoze për të korruptuarit dhe besnikët e pushtetit. Ndërsa oligarkët festojnë dhe SPAK-u kërcënohet, demokracia shqiptare po varroset ngadalë nën petkun e “reformave” zgjedhore.

“Reforma” e re zgjedhore e 26 korrikut 2024, e miratuar me 106 duar të ngritura në heshtje, ishte thjesht vazhdimi i paktit të 2008-ës. Edhe pse flitet për “lista të hapura”, realiteti është se mbi 70% e deputetëve do të jenë zgjedhje personale e kryetarëve.

Përtej retorikës së ashpër publike, Rama dhe Berisha ndajnë të njëjtat frikëra dhe të njëjtat interesa. I bashkon frika nga SPAK-u, i bashkojnë oligarkët që i mbajnë peng, i bashkon etja për pushtet absolut. Armiqësia e tyre publike është thjesht një fasadë për të maskuar bashkëpunimin e fshehtë që po shkatërron themelet e demokracisë shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk do të jenë një garë politike, por ceremonia mortore e demokracisë përfaqësuese. Nga një parlament që duhej të ishte zëri i popullit, po krijohet një bunker i korrupsionit dhe servilizmit politik. Ky është plani i përbashkët i dy “armiqve”, Ramës dhe Berishës, për të varrosur përfundimisht shpresën për një Shqipëri demokratike!

Etiketa: edi ramalistatlistat e hapuralistat e mbyllurapdPrimaretPSreformaeditorialSali Berishazgjedhjet

Të tjera

Gjykata lë në burg Arlind Demushin për vrasjen në Babrru, avokati: Ishte në tronditje psikologjike
Aktualitet

Gjykata lë në burg Arlind Demushin për vrasjen në Babrru, avokati: Ishte në tronditje psikologjike

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së Hajdar Ismajlgecit...

11:31 06/10/2025
Horoskopi: 6 tetor 2025
Horoskopi

Horoskopi: 6 tetor 2025

Dashi Sot do të ndihesh më i vendosur se zakonisht dhe i gatshëm për të përballuar çdo sfidë. Në punë,...

10:25 06/10/2025
Para
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 14 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata lë në burg Arlind Demushin për vrasjen në Babrru, avokati: Ishte në tronditje psikologjike

Gjykata lë në burg Arlind Demushin për vrasjen në Babrru, avokati: Ishte në tronditje psikologjike

11:31 06/10/2025
Horoskopi: 6 tetor 2025

Horoskopi: 6 tetor 2025

10:25 06/10/2025
Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria

Pas specave, Kroacia kap ngarkesën e dytë me krem pistachio të kontaminuar nga Shqipëria

18:30 05/10/2025
Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive

Përplasi 9 makina duke tentuar t’i ikte policisë në Sauk, 31-vjeçari me armë në makinë arrestohet pas ndjekjes intensive

16:17 05/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.