Skip to content
Të Gjitha

Zbulohet data se kur do të thirret Meta përpara Komisionit Hetimor

· 1 min lexim

Ditën e djeshme nisi punë Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Komisioni kryesohet nga deputeti socialist, Ulsi Manja dhe përbëhet nga 9 anëtarë.

Nga këto 5 janë të mazhorancës dhe 4 të opozitës.

Ndërkohë Presidenti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme, bëri me dije se do të paraqitet në Komisionin Hetimor.

Meta shtoi se ai është i pari i shtetit dhe duhet të jetë shembull për të tjerët.

“Faxweb” ka zbuluar se Meta do të thirret para Komisionit Hetimor më datën 9 shtator në orën 10:00.

Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djeshme, Komisioni Hetimor hodhi poshtë dekretet e Metës për koncesioniet dhe privatizimet.

Ky organ ka afat deri më 2 tetor, që të vlerësojë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Komisioni Hetimor do të ndjekë 9 hapa, ku i pari është thirrja e Metës në seancë dëgjimore.