Skip to content
Kryesore

Zbardhet Thethi, rikthehen reshjet e dëborës në veri

· 1 min lexim

Në aksin Bogë-Theth në Shkodër rikthehen reshjet e borës. Gjatë 24 orëve të fundit është krijuar një shtresë e hollë bore, megjithatë rruga mbetet e kalueshme për automjetet.

Pavarësisht kësaj, rruga e Thethit vazhdon të mos jetë e mirëmbajtur, për shkak të mosmarrëveshjeve mes firmave përgjegjëse për mirëmbajtjen.

Në orët në vijim, nëse bora shndërrohet në akull, mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.

Përveç borës, në disa segmente janë regjistruar edhe rënie gurësh, çka kërkon kujdes shtesë gjatë kalimit në këtë rrugë.