Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zbardhet skandali i databazave, Kryeprokurorja Imeraj: Të dhënat e pagave dolën nga AKSHI

12:18 07/01/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme Prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë dalë në një konferencë për mediat, për zbardhjen e skandalit të publikimit të të dhënave të më shumë se 650 mijë shqiptarëve, që përfshinin numrin e celularit, pagën, targat, etj.

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka thënë se janë sekuestruar shumë servera dhe kompjutera dhe është arritur te personat të cilët i kanë shpërndarë. Në total janë arrestuar deri tani 4 persona dhe dy prej tyre janë zyrtarë të shtetit, specialistë IT të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Si institucion ku punojnë, ata rezultojnë në AKSHI.

Këta dy persona, kanë nxjerr të dhënat nga sistemi ku kishin akses për shkak të punës së tyre dhe i kanë shitur te subjekte private për para. Në pranga kanë rënë dhe dy personat që i kanë blerë këto të dhëna. Imeraj theksoi se nuk kemi të bëjmë me rrjedhje të të dhënave por shpërdorim detyre nga zyrtarë të shtetit dhe shitje të tyre kundrejt pagesës.

Kryeprokurorja Imera tha se po hetohet dhe te Drejtoria e Rrugëve për shkak të daljes së databazës së targave.

“Janë sekuestruar servera, kompjutera dhe pajisje të tjera. Kemi arritur të zbulojmë 4 autorë të ngjarjes, prej të cilëve dy janë punonjës të shtetit dhe punojnë si specialistë IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Specialistja e IT në Drejtorinë e Tatimeve, duke pasur akses në të dhënat personale siç janë pagat e disa muajve. Është futur duke pasur akses dhe këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj dhe këto të dhëna u janë shitur subjekteve private. Nuk kemi rrjedhje të të dhënave, por punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën.

Janë vënë para përgjegjësisë penale dhe dy shtetas të tjerë që kanë blerë këto të dhëna. Po vazhdojnë hetimet intensive dhe në pista të tjera. Po hetohet dhe Drejtoria e Transportit Rrugor pasi kanë dalë të dhëna që lidhen me targat. Një veprimtari e tillë ka disa kohë që zhvillohet, siç është çështja e patronazhistëve, Prokuoria dhe Policia janë në funksion të plotë.

Pista tjetër, është për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarje, edhe për ata persona që i kanë publikuar këto të dhëna. Garantojmë secilin prej qytetarëve për një hetim objektiv të plotë dhe të qartë të situatës, për të zbardhur dhe motivin e publikimittë këtyre të dhënave“, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.

Të tjera

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt
Aktualitet

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes,...

12:36 21/01/2026
Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar
Aktualitet

Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit u zhvilluan homazhe përkujtimore në nder të katër protestuesve të vrarë më 21 janar 2011,...

12:20 21/01/2026
Para
Protestat në Kazakistan, shkon në 44 numri i viktimave

Protestat në Kazakistan, shkon në 44 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

Homazhe për 21 Janarin, familjarët kërkojnë drejtësi: Përgjegjësia nuk duhet harruar

12:20 21/01/2026
15 vjet nga 21 Janari, pritja për drejtësi vazhdon. SPAK drejt provave kyçe për urdhrat politikë

15 vjet nga 21 Janari, pritja për drejtësi vazhdon. SPAK drejt provave kyçe për urdhrat politikë

11:46 21/01/2026
Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

Mesazhet e Sky ECC në gjyqin ndaj Franc Çopjas: Ta vrasim shpejt, po më lind gruaja

16:35 20/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.