Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia: Nga zanafilla dhe veprimtaria e bandës tek roli i Klevis Allës dhe Altin Ndocit

16:16 05/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja mbi vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Në një intervistë për Abc News, Hoxha ka deklaruar se efektivët e policisë dhe grupi hetimor do ta kenë shumë të vështirë të zbërthejnë Altin Ndocin, i dyshuar si pjesëmarrës kryesor në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, pasi sipas tij Ndoci nuk është si Klevis Alla, 22-vjeçari që po bashkëpunon me drejtësinë.

Gazetari thotë se Ndoci është një “njeri i rrahur me vaj e me uthull”, në lidhje me atentatet dhe drejtësinë, kështu që sipas tij, është shumë e vështirë të zbërthehet.

“Personazhi qe deri tani është i përfshirë Altin Ndoci është një personazh i rrahur me vaj e uthull dhe është iu vështirë për tu zbërthyer, ka qenë edhe herë të tjera në burg. Ka rezultuar se vrasësit me pagesë në shqipëri e kanë nisur punën e tyre me grabitjen e makinave në rrugë. Kur është kapur në 2015 ka pasur një seri grabitjesh,”- tha Artan Hoxha.

Ndërsa lidhur me 22-vjeçarin Alla gazetari tha se fakti që ai po bashkëpunon me drejtësinë duhet të ishte mbajtur i fshehtë dhe të mos kishte rrjedhje informacioni, sepse kjo gjë e ekspozon familjen dhe të afërmit e Allës, kundrejt autorëve të tjerë.

Më tej, ai shtoi se mbajtja e fshehtë e këtyre informacioneve, do të sillte zbardhje e shumë atentateve që janë kryer nga ky grup, por dyshon se tashmë hetimet do të marrin rrjedhë tjetër.

“Të gjitha provat u zbuluan në sajë të tij, gjë që do të thotë se ai ka qenë pjesë e ekzekutorëve dhe për këtë arsye e ka këtë informacion. Është hera e parë që reagohet kaq shpejt. Është rast i rrallë që një person që bashkëpunon me grupin hetimor, dekonspirohet kaq shpejt, gjë që më bën të dyshoj. Por, është bërë një gabim. Dhe kjo është rrjedhja e informacionit. Të dalësh kaq shpejt dhe të thuash që njëri po bashkëpunon, është se ti po lajmëron të tjerët, duke u thënë që po zbuloheni. Bërja publike e këtij fakti e bën që familja e Allës të dalë zbuluar dhe të jetë e ekespozuar para autorëve të tjerë. Kjo do ta mbajë Kleivs Allën nën presion dhe nuk do flasë më. Do humbet filli. Do ndodhë si në rastin e Julian Sinanajn. Që u morën mjaft informacione por më pas deklarimet ndryshuan. Nuk konceptohet dot që të publikohet fotoja e bashkëpunëtorit menjëherë pas arrestimit të tij. Ne thamë se ngjarjet kanë ngjashmëri me njëra tjetrën, si Dorian Shkoza dhe Besmir Haxhia kanë servis makinash, të dy janë përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike,”- tha Hoxha.

Hoxha është shprehur se grupi i ekzekutorëve ku bën pjesë Altin Ndoci është një grup agresiv, nuk ka një kokë që e urdhëron dhe ka marrë pjesë në shumë atentate, teksa numëroi edhe ekzekutimet e plagosjet që janë bërë nga ‘dora’ e grupit ku bën pjesë edhe Ndoci, që janë në Durrës, Elbasan, Papër, etj.

Sipas gazetarit, gjithçka ka nisur nga humbja apo grabitja e 50 kg kokainë në Londër, gjë që e bën situatën të ngjshme me ngjarjen e Jani Prengës.

“Gjithçka nisi me humbjen e 50 kg kokainë në Londër. Që nga vrasja në Bradashes e vitit 2018. U godit fuoristrada e Endrit Alibeajt, bashkë me xhaxhanë e tij dhe një shtetas turk. Objektivi ishte Endriti dhe turku, që sapo ishin kthyer nga Hollanda. Për fat të mirë, nuk u godit makina që vinte më pas, ku ishin të futur gratë dhe fëmijët e burrave që vdiqën. Atentati tjetër është ai që ndodhi në Papër, Klevi dhe Aldo Baho. Edhe këta sapo kishin ardhur nga Italia. Edhe në rastin konkret nuk kemi autorë. Atentati tjetër është në nëntor të 2019. Kushëriri i parë i Alibeajt, që sapo kishte ardhur nga Hollanda, Andi Zylyfi. U plagos rëndë Ardit Ruçi. Sërish nuk kemi autorë. Në gusht u eksekutua edhe Feriz Bardhi, 41 vjeç, sapo ka dalë nga banesa. Ai sapo kishte ardhur nga jashtë. Të gjithë këto ngjarje kanë shumë elementë që dëshmojnë se është i njëjti grup që ka goditur të gjithë këta njerëz, jo për llogari të vet, por janë paguar. Nuk kanë një kokë, veprojnë në bazë të porosive që marrin.”

Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzektuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës pasditen e 27 prillit, pasi kanë përshkruar rrugën nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” për në tregun e makinave në qytet, ku edhe janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentatorëve.

Policia fal gabimeve të autorëve të ngjarjes arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.

LEXO: “Takohemi dhe e sqarojmë muhabetin”! Gabimi që nxorri zbuluar ekzekutuesit e dy vëllezërve në Durrës

Etiketa: altin ndociartan hoxhaklevis allavellezerit haxhia

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Zbardhen detajet për provimet e Maturës Shtetërore: Nga kohëzgjatja tek tipologjia e pyetjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.