Skip to content
Rajoni

Zaev jep dorëheqjen më 3 janar, ja kush do ta drejtojë Maqedoninë e Veriut deri në zgjedhjet e parakoshme

· 1 min lexim

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, do të udhëheqë qeverinë e Maqedonisë së Veriut deri më 3 janar.

Në këtë datë pritet të dorëhiqet edhe kryeministri aktual, Zoran Zaev.

Spasovski do të jetë kryeministër deri në përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit të 2020-ës.

Në qeverinë teknike, opozita do të ketë dy ministri, si dhe 4 zv.ministra.

Detyra kryesore e qeverisë së re është organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Pasditen e sotme pritet të zhvillohet edhe një takim midis liderëve të partive kryesore në vend.

Zgjedhjet e parakohshme u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev, pas dështimit për hapjen e negociatave ne Bashkimin Europian.