Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Xhamia e Namazgjasë hapet nesër nga Erdogan, imami Gazment Teqja në krye

10:21 09/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërrin nesër në Tiranë, vizitë e cila do të kulmojë me inaugurimin e xhamisë e së të Namazgjasë bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu do të mungojë në ceremoninë e përurimit, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja. Duket se ende ka një përplasje për drejtimin e xhamisë sëre, pasi sipas një postimi në Facebook, të Myftinisë së Tiranës, Gazment Teqja do të jetë imami zyrtar i xhamisë, njëkohësisht edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Por, në fakt në një postim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk thuhet që imami i xhamisë do të jetë Gazment Teqja, veçse nënvizohet se ky i fundit do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët me Turqinë.

“Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej”, shkruan KMSH. 

Nga ana tjetër, nga Turqia pretendohet se drejtimin do e marrë një imam turk.Përmes një njoftimi në Facebook, ishte vetë imami turk Enes Bastur që ka njoftuar se do të merrte drejtimin e xhamisë së Namzgjasë.

Ende mbetet e paqartë se kush do të vendoset në krye të kësaj xhamie, në të cilën 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna për ndërtimin e saj nisi që në vitin 2015-të.

Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë nesër, 10 tetor, çdo gjë është bërë gati. Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë. Kjo xhami i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro.

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tre vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-ën.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Presidenti i Turqisë do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë, ku veçohet inaugurimi i xhamisë, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas një konferencë për mediat. Një takim Presidenti Erdogan e ka planifikuar edhe me homologun e tij, Presidentin Bajram Begaj.

 

Etiketa: kryeministri ramaKryetari i Komunitetit Mysliman të ShqipërisëPresidenti ErdoganXhamia e Namazgjasë

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Investimet rrugore rriten 3.7 herë më shumë për 2025, por realizimi mbetet i dobët

Investimet rrugore rriten 3.7 herë më shumë për 2025, por realizimi mbetet i dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.