Skip to content
Të Gjitha

Xhaçka jep ‘ok’, NATO mund të bëhet me bazë të dytë në Shqipëri

· 1 min lexim

NATO pritet të ndërtojë një bazë tjetër në Shqipëri.

Pas asaj të Kuçovës, Aleanca e Atlantikut të Veriut, shumë shpejt mund të përdorë edhe bazën detare të Pashalimanit.

“Gazeta Tema”, shkruan se pak kohë më parë, ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës, gjatë vizitës në Pentagon, i është paraqitur një ofertë e tillë.

Mësohet se Xhaçka ka dhënë gatishmërinë e vendit tonë, për t’i vënë NATO-s në dispozicion Pashalimanin.

Pak ditë më parë, Xhaçka nëpërmjet një letre zyrtare, i ka parashtruar komandantit të Komandës Supreme për Europësn, gjeneralit, Tod. D. Walters, planin e qeverisë shqiptare, për modernizimin e Pashalimanit.

Aktualisht NATO ka miratuar vendimin për të ndërtuar bazën e parë ajrore në Ballkan në Kuçovë dhe vitin tjetër pritet të nisin punimet.