Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Wizz Air me “lumë” denoncimesh lançon linjën direkte Tiranë-Salerno

17:18 02/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kompania ajrore “Wizz Air” duket se nuk do t’ja dijë për denoncimet e qytetarëve sa i takon shërbimeve skandaloze dhe po vazhdon me programin e saj.

Institucionet përgjegjëse edhe këtë herë zgjodhën si opsionin më të mire, t’i bëjnë hije skandalit që ka përfshirë këtë kompani, duke lançuar linjën direkte të fluturimeve nga Tirana në Salerno.

Mes gjithë problemeve të qytetarëve, kompanisë i bëhet propaganda me linja direkte fluturimi, ndërkohë që skandali ka bërë bujë edhe më të madhe.

Çdo gjë është e faktuar nga dhjetëra denoncime që qytetarët kanë bërë me foto e pamje nga aeroporti ku janë detyruar të presin me orë të tëra, pa asnjë arsyetim nga punonjësit e kësaj kompanie për vonesat e pajustifikueshme.

Ndonëse denoncimet vijojnë, agjensia nuk ka asnjë plan për t’u përmirësuar përkundrazi vazhdon të jetë aktive me po të njëjtën metodë të shërbimit, duke u kthyer në makth për pasagjerët.

Disa nga problemet me të cilët ata hasen janë: Vonesat me mbi 6-7 orë ose më shumë, anulimet e fluturimeve në moment të fundit pa asnjë lloj arsyetimi, numri i kufizuar i avionëve, ku për pasojë krijohet kaos me fluks të madh pasagjerësh.

E megjithëse, tashmë çdo gjë është bërë publike nga qytetarët të cilët shpresojnë se do të ketë një zgjidhje, shumica e mediave po e trajtojnë këtë çështje sikur çdo gjë të ishte në rregull.

Ndonëse fotot e pamjet qarkullojnë kudo, ka media të cilat në vend të raportimit zgjedhin rrugën jo transparente duke “u blerë” nga këto kompani për t’i bërë reklamë e për t’i përmirësuar imazhin pas skandalit që ka plasur “sheshit”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GAZETA REFORMA (@gazetareforma)

Ngrihen shumë pikëpyetje mbi faktin se pse ende kjo kompani vazhdon të jetë aktive pas gjithë denoncimeve që janë bërë? Mos ndoshta edhe “Wizz Air” është kapur nga ndonjë oligark i zakonshëm, që s’do t’ja dijë për hallet e qytetarëve? Kjo linjë duhet të ndërpresë urgjentisht aktivitetin./ Gazeta Reforma

Etiketa: wizz air

Të tjera

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend
Aktualitet

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish sot në protestën e 17-të kundër qeverisë Rama, ku mes zërave që folën në podiumin...

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë
Aktualitet

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar protestës së 17-të ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim...

23:10 16/06/2026
Para
Horoskopi sot, 8 Maj 2024

Horoskopi sot: 3 Gusht 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

Gala Dragot në protestë: Brezi im do ta shpëtojë këtë vend

23:38 16/06/2026
Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

Robert Aliaj nga protesta: Ministrat s’kanë këllqe të flasin, Rama të mos bullizojë të rinjtë

23:10 16/06/2026
“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

“Përça e sundo”, kurthi i qeverisë që s’duhet të pranojmë: Protesta nuk ka tradhtarë

15:03 16/06/2026
Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, Koçeku i sfidon: Shpërndani Parlamentin, kandidoj në Tiranë dhe marr edhe kecin me vete

14:26 16/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip