Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vuçiç: Serbia do të injorojë sanksionet amerikane ndaj politikanëve serbë

11:27 05/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.

Ai tha se zyrtarët serbë etnikë të Bosnjës nën sanksionet amerikane do të jenë ende të mirëpritur në Serbi.

“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin”, tha presidenti serb Vuçiç, gjatë një vizite në rajonin serb të Bosnjës. “Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, tha ai.

Në mesin e katër zyrtarëve serbë të Bosnjës të sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit janë Zhelka Cvijanoviç, anëtare serbe e presidencës kolektive trepalëshe boshnjake, si dhe kryeministri i entitetit serb në Bosnje, Radovan Vishkoviç.

Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.

Së voni, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj shefit pro-rus të agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.

Ekziston frika e përhapur se Serbia, një aleate e Rusisë, mund të ndezë tensionet në Ballkan për të larguar të paktën një pjesë të vëmendjes botërore nga lufta në Ukrainë.

Udhëheqësi populist serb Vuçiç mori pjesë të premten në një ceremoni përkujtimore në entitetin serb të Bosnjës për dhjetëra mijëra serbë që në vitin 1995 u larguan nga Kroacia pas një ofensive ushtarake kroate që shënoi fundin e luftës.

Gjatë operacioni kroat “Stuhia”, i cili filloi më 4 gusht të vitit 1995, Ushtria kroate çliroi një pjesë të madhe të territorit kroat që kishte qenë nën kontrollin e kryengritësve serbë që nga viti 1991.

Forcat kroate i arritën qëllimet e tyre ushtarake në vetëm tre ditë, duke rrëzuar shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të kryengritësve serbe, Republikën e Krajinës Serbe. Përvjetori shënohet çdo vit në Kroaci si një triumf kombëtar.

Operacioni Stuhia nga serbët dhe zyrtarët e tyre shihet si një tragjedi sepse shkaktoi një shpërngulje të madhe të civilëve serbë nga Kroacia. Në atë operacion u vranë disa qindra serbë./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Shi dhe rritje e dallgëve në det, policia kufitare ka një thirrje të rëndësishme për pushuesit

Shi dhe rritje e dallgëve në det, policia kufitare ka një thirrje të rëndësishme për pushuesit

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip