Skip to content
Rajoni

Vuçiç: “Prishtina pret momentin për të sulmuar serbët në Veri”

· 1 min lexim

Sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  deklaroi se Prishtina, duke akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç për përfshirje në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, ka patur për qëllim të dobësojë mbrojtjen e veriut të Kosovës dhe të pres momentin e përshtatshëm për të sulmuar serbët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Beogradi prej kohësh e ka ditur se Radojçiç nuk ka kurrfarë lidhje me vrasjen e Ivanoviçit”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Sebisë.

Ai theksoi se Radojçiç ishte 500 kilometra nga Mitrovica kur u vra Ivanoviç.

Vuçiç vlerëson se pikërisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me deklaratën e tij në Tiranë se ai e ka dëbuar Radojçiçin nga Kosova, konfirmoi se rasti kundër tij ishte i montuar.

“Ata deshën të dëbojnë Radojçiçin për të dobësuar mbrojtjen serbe nga veriu i Kosovës, e dinin se Radojçiç është një nga figurat kyçe, deshën ta dëbojnë dhe të presin momentin e volitshëm për të sulmuar serbët në veri”, tha Vuçiç duke shtuar nuk ka fletë-arrest të kuq kundër Radojçiçit.