Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vuçiç flet hapur: Nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë asgjë në këmbim

23:17 04/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Diçka paska ndryshuar seriozisht dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur hapur.

Ai ka thënë pak ditë para ardhjes së kryeministrit italian në Serbi, se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë në një kompromis dhe asnjë nuk mund të presë që Serbia ta njohë Kosovën pas marrë asgjë në këmbim.

“Para së gjithash ne kemi nevojë për të arritur një kompromis. Ne nuk mund ta njohim Kosovën, dhe të mos marrim asgjë në këmbim”, – ka thënë Vuçiç në një intervistë me agjencinë italiane ANSA, me rastin e vizitës së ardhshme të kryeministrit italian Giuseppe Conte të mërkurën në Serbi.

Vuçiç ka thënë se ndryshimi i kufijve është një çështje që mund të diskutohet, pasi që nuk i njohin të gjithë si kufij të njëjtë, në varësi të faktit nëse ata e njohën pavarësinë e Kosovës apo jo.

“Ndryshe nga udhëheqësit e Kosovës që për ditë mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jorealiste se Prishtina do të marrë shumë, dhe Beogradi asgjë, detyra ime është që serbëve të ju shpjegoj rëndësinë e kompromisit (me Prishtinën), e cila nuk përfaqëson një humbje por një fitore. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, – ka thënë Vuçiç.

Ai ka mohuar se ka pasur një takim me Hashim Thaçin për të biseduar për çështjen e kompromisit. Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do të vazhdojë dialogun me Prishtinën, nëse autoritetet e Kosovës nuk do të heqin taksën 100% të importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje kompromisi mbi Kosovën do të jetë një katastrofë. Edhe pse çdo gjë duket e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur, ne jemi të vendosur për të arritur një kompromis, unë jam i sigurt se mund të vijmë në një zgjidhje me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe me mbështetjen e Rusisë, Amerika, Kinës dhe të vendeve tjera”, – tha Presidenti i Serbisë.

“Problemi është mes serbëve dhe shqiptarëve nga Kosova, ne nuk mund të kritikojmë Evropën e cila ka bërë gjithçka që mundet për të ruajtur paqen”, – ka thënë Vuçiç.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Aleksander VuçiçKosoveSerbi

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

“Kë zgjedh mes ‘Portokallisë’ dhe ‘BE Coffee-së’?” Zbuloni si përgjigjet Bes Kallaku

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip