Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vritet i dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në Bruksel

Dy tifozë suedezë u vranë në rrugët e Brukselit një natë më parë

15:05 17/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Policia në Belgjikë ka qëlluar për vdekje një ekstremist të dyshuar nga Tunizia, të akuzuar për vrasjen e dy tifozëve suedezë të futbollit gjatë të shtënave në rrugët e Brukselit një natë më parë.

Pas orësh ndjekjeje në kryeqytetin belg, ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden, shkroi në X – që më herët njihej si Twitter, se “sulmuesi i sulmit terrorist në Bruksel është identifikuar dhe ka vdekur”.

Ajo falënderoi shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë të Belgjikës, por edhe Zyrën e Prokurorit Publik, për “veprimet e shpejta mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm”.

I dyshuari u qëllua nga policia në një lagje afër vendit ku ndodhën të shtënat. Autoritetet gjetën po ashtu armët me të cilën u krye krimi.

Videot amatore të publikuara në rrjetet sociale të hënën shfaqën një person me një motoçikletë, duke hapur zjarr ndaj njerëzve që po dinin nga një taksi dhe më pasi duke i ndjekur ata. Ai është filmuar edhe duke u larguar nga skena e krimit.

Por, ende ka pikëpyetje lidhur me rastin, pasi i dyshuari kishte pasur dosje në polici, për shkak se kishte qenë i radikalizuar dhe se si ishte ai në gjendje të posedonte armë për të kryer një sulm të tillë.

Jo larg vendit ku ndodhën të shtënat ndodhet stadiumi ku po zhvillohej ndeshja e futbollit midis Belgjikës dhe Suedisë. Ndeshja u pezullua pas të shtënave dhe tifozët u mbajtën brenda stadiumit pasi i dyshuari ishte ende në arrati.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se “të gjithë treguesit thonë se ky ishte një sulm terrorist kundër Suedisë dhe qytetarëve suedeze vetëm për faktin se janë suedez”.

Sipas autoriteteve, sulmuesi kishte qëndruar kohë pas kohe në Suedi, por në këtë shtet nuk kishte dosje policore./REL

Të tjera

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash
Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Grykëderdhja e lumit Ishëm në detin Adriatik, mes Kepit të Rodonit dhe lagunës së Patokut, është shndërruar në një nga...

11:43 30/10/2025
Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore
Aktualitet

Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

Emisioni Fiks Fare zbulon një rrjet të kontrabandës së kafshëve që, sipas reportazhit, cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Sipas...

11:15 30/10/2025
Para
Makabrat në Izrael/ Kush e financon Hamasin?

Makabrat në Izrael/ Kush e financon Hamasin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

Katastrofë mjedisore në Ishëm: Lumi më i ndotur në Shqipëri kthehet në kosh mbeturinash

11:43 30/10/2025
Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

Skandal në kufi: Rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia e Veriut kërcënon sigurinë ushqimore

11:15 30/10/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 30 tetor 2025

10:19 30/10/2025
“Më vranë nënën dhe dajën, tani duan dhe shtëpinë”/ Banori i Golemit nis grevën e urisë para SPAK: “Do vdes këtu!”

“Më vranë nënën dhe dajën, tani duan dhe shtëpinë”/ Banori i Golemit nis grevën e urisë para SPAK: “Do vdes këtu!”

17:15 29/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.