Skip to content
Të Gjitha

Vritet aksidentalisht efektivi i FNSH në Tiranë, qëllohet nga djali i tij i mitur (DETAJE)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në Tiranë, ku një fëmijë i mitur 7-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht babain  e tij i cili ishte efektiv i FNSH-së, me armën e shërbimit të tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, ku dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Mësohet se bëhet fjalë për efektivin, Roland Bicerri 39-vjeç, i cili ishte duke luajtur bilardo me disa miq të tij.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë moment djali i tij 7-vjeçar ka marrë armën e shërbimit dhe e ka shkrepur një herë, plumb që ka rezultuar fatal për të atin e tij.

Kamerat e lokalit pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes, dhe mënyrën se si efektivi i policisë e hoqi armën për ta vendosur mbi tavolinë.

Ndërkohë policia po kryen veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë./Gazetareforma.com/